Pyetje që brengos qenien time jo pak herë. Po shpesh jeta me ciklet e saj ka bërë që kjo pyetje e fatit që qenka në duart e mia të vihet në pikëpyetje ! Ashtu si jo shumë herë unë më këto bindjet e mia paksa (filozofike-antifetare) për disa jam kundërvënë fatit ! Po cilit fat?? Timit!!! Që paskan shkruar të tjerët , yjet , Universi, Zoti që para ardhjes sonë , që para lindjes që para krijimit të ekzistencës sonë!!
Ulem e planifikoj ditën e nesërme , projektoj të ardhmen, po sikur kjo e nesërme mos të vijë , mos të më presë? Po sikur të më ndodh ndonjë aksident që nesër? Kush është fajtor? Pakujdesia ime e tjetrit ? apo fatit që më paska shkruar një fat të tillë?!! Se di pse po në këto çaste më vijnë ndër mend fjalët e gjyshes kur më thotë : Fatin tënd s të merr njeri! E unë nënqesh tashmë fatit im përpos që qenka i caktuar për mu gjoja qenka edhe njeri! Mund ti shmangen kësaj pjesë apo jo? Apo ndoshta nesër do të bie në dashuri me shikim të parë me një njeri!!! Mos u mundo hiç të luftosh fatin , se fatit nuk i ikën dot edhe po deshte.
Ehh, ç’ të bëjmë me këtë fatin tonë që qenka i shkruar për të zi apo për të mirë?!! Epo si thoni, ta jetojmë aq sa kemi kohë e ashtu siç dimë.
Donika Lulgjuraj
