Ëndrra e piktorit

Gani Karamanaga

Rrëfimi 1
Themelimi i Bashkimit të krijuesve shqiptarë në Mal të Zi

Këshilli nismëtar: Riza Rexha, Sim Dobreci, Palok Berisha, Hajro Ulqinaku, Nail Draga, Gazmend Çitaku dhe Gani Karamanaga me 22 nëntor të vitit 2002,themeluan OJQ-në e bashkimit te krijuesve shqiptarë në Mal të Zi. Për kryetar u zgjodh Gani Karamanaga.
Revista “Dija” doli nga shtypi në vitin 2003.Kryeredaktor ishte Hajro Ulqinaku.

Rrëfimi 2
Ekspozita e piktorëve shqiptarë nga Mali i Zi

Piktorët, nga Tuzi Gjelosh Gjokaj, nga Podgorica Seida Belegoviq, Gjergj Noc Martini,,nga Plava dhe Gucia Zake Prelvukaj, Musa Prelvukaj, Rexhep Feri,,nga Ulqini Rudi Goga,Qazim Muja, Bilal Nikeziqi, Naser Hasa, Mehmet Aloja,Vahida Hasanaga dhe Hasan Ismaili organizuan ekspozita në Ulqin, Tuz,Cetinë, Shkodër, Tiranë. Po i veçojmë disa prej tyre
Ekspozita në Cetinë
Për herë të parë në biljardën e Cetinës u prezantuan piktorët shqiptarë. I përshëndeti piktori akademik Petar Qukoviq dhe Liljana Zekoviq.
Ekspozita në Tiranë
Në Muzeun historik Kombëtar e përshëndeti dhe e hapi ekspozitën drejtori e akademiku Mojkom Zeqo. Fjalën përshëndetëse e ka pasur edhe Gani Karamanaga. Mysafir i kësaj ekspozite ishte edhe piktori akademik malazias Milo Pavloviq.
Ekspozita në Shkodër
Në galerinë e vjetër të arteve të Shkodrës u hap ekspozita e lartpërmendur. Fjalën përshëndetëse e kishte drejtori i galerisë si edhe kryetari i BKSHMZ-së Gani Karamanaga. Ai ndërmjet tjerave tha: Tash, pas shumë viteve erdhi koha që lirisht të komunikojmë njeri me tjetrin, këto manifestime duhet të jenë në vazhdimësi dhe tradicionale ndërmjet dy qyteteve. Vizituesit filluan të shikojnë pikturat e piktorëve nga Mali i Zi. Te piktura “Kalaja, guri i vogël dhe guri i madh” e autorit Hasan Ismaili, kishte ndaluar një vajzë e re. Piktori u afrua dhe e pyeti: A po ju pëlqen, ajo u përgjigj: Gjyshi im është me prejardhje ulqinak, jam mjeke hematologe në Spitalin e Shkodrës. Nuk kam qene asnjëherë në Ulqin, kur te keni ndonjë manifestim në Ulqin pres ftesën tuaj për të ardhur.

Rrëfimi 3
Ekspozita e piktorëve vendas në Ulqin

Pas tri vjetëve u organizua ekspozita e piktorëve vendas ulqinakë. Piktori Hasan Ismaili ishte organizatori kryesor. Ia kishte nisur ftesën mjekes së re nga Shkodra. Ne derë të galerisë hyri mjekja e re. Piktori i moshuar i habitur, i kënaqur dhe i emocionuar tha:
“Tiii” ajo u përgjigj:”Unëë”.
Filloi shikimi i pikturave të ekspozuara. Mjekja nga Shkodra një kohë të gjatë qëndroi para pikturës së piktorit Hasan Zejneli “Karajeli”.
Piktori iu afrua dhe i tha:
“Po shoh se kjo pikturë të pëlqen .Kur të mbyllet ekspozita para 10 ditëve do ta dërgoj si dhuratë këtë pikturë në Shkodër”.

Rrëfimi 4
Takimi në Shkodër

U takuan ne hotelin Rozafa. Piktori Hasan Zejneli e mbajti fjalën, ia dhuroi mjekes se re pikturën “Karajeli” , i tha: Kam kënaqësinë të dëgjoj, ke zërin e ëmbël.
Mjekja e re duke qeshur u përgjigj: Edhe ju për vjetët e juaja dukeni mirë.

Rrëfimi 5
Ëndrra e piktorit

Piktorin e zuri gjumi. Ishte i ulur ke Shkallët e Peshkaxhive. Dy fluga ishin në pritje të peshkatarëve te cilët donin të shkojnë në gjuetinë e peshkut .
Papritmas nga rruga që ulet prej portës së Kalasë, erdhi mjekja e re nga Shkodra. U ul afër tij dhe e puthi ne faqe.
“Me puth edhe ti mua”, i tha ajo
Piktori i moshuar u zgjua nga gjumi.

Të fundit

më të lexuarat