Rajko Nachtigal, u lind më 14 prill 1877 në Novo Mesto në një familje intelektuale. Shkollën fillore dhe dy vite të gjimnazit i përfundoi në Novo Mesto, ndërsa 6 klasat tjera në Lublanë. Diplomoi filozofinë në Vjenë, si student i profesorëve Jagiq, K. Jireçek, Vondrák, Meringer
Nikollë Berishaj
Struktura e brishtë shtetërore e Shqipërisë, e shpallur botërisht më 28 nëntor 2012 në Vlorë dhe e pranuar prej fuqive të mëdha, mbeti objekt i politikës rrëmbyese të fqinjëve, si të malaziasve (rrethimi i Shkodrës) dhe serbëve që pretendonin pjesët veriore të shtetit, ashtu edhe të grekëve që kishin synime për rrëmbimin e pjesëve jugore, para së gjithash ortodokse.
Edhe rolin e Italisë intelektualët e kohës e marrin si dëshirë për okupimin shqiptar, gjë që nuk ndodh me rolin e Austro – Hungarisë.
Perandoria Austro –hungareze kohë më parë e kishte marrë rolin e mbrojtëses të katolikëve në pjesën shqiptare të Perandorisë Otomane, pra si mbrojtëse e shqiptarëve katolikë. Okupimi austro-hungarez në këtë mënyrë u pranua më parë si ndihmë dhe hap përparimtar për shqiptarët, sesa si okupim. Kjo, madje edhe nga veprimtarët atdhetarë dhe nacionalistë si Luigj Gurakuqi me shokë, i cili e vlerëson “okupimin” austro-hungarez të Shqipërisë si “okupim të fuqisë mikneshë”, për dallim nga “okupimet e fuqive anmike”, siç i vlerëson ndërhyrjet e shteteve tjera në Shqipëri.
Vërtetë se Austro-Hungaria u fut në Shkodër më 23 janar 1916 duke sjell korpusin e XIX të përbërë nga tri divizione, mirëpo, ajo edhe në popull njihej si mbrojtëse e tokave shqiptare nga copëtimi serbo-malazez, veçanërisht si mbrojtëse e qytetit të Shkodrës në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913). Botërisht njihej presioni i fuqishëm që ia kishte bërë Malit të Zi në pranverën e 1913 për t’u larguar nga Shkodra pas më se një viti rrethim, me kosto rreth 10.000 viktimash që i kishin pasur malaziasit gjatë këtij rrethimi.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “786” të revistës Koha Javore
