Ekspozitë për rolin e femrës në shoqëri

Arlinda Lulgjuraj në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, organizoi punishten me temën, “Një perspektivë ndryshe”, në kuadër të ekspozitës, e cila u mbajt më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kjo punishte, bashkoi femra të suksesshme nga sferat të ndryshme profesionale, të cilat paraqitën eksperiencat e veta personale, ku në qendër kishin barazinë gjinore, dhunën ndaj grave, diskriminimet dhe problematikat e tilla që I shoqërojnë femrat në jetën e përditshme.

Bashkëbisedueset në këtë punishte ishin arhitektja – Dr. Ema Alihoxhiq Jashareviq, drejtoresha e Qendrës për të drejtat e grave – Maja Raiçeviq, Leonora Dukaj aktivistja për të drejtat e femrave , drejtoresha e Organizatës turistike të Tuzit – Leonora Dedivanoviq, fotografe -Nada Vojinoviq, si dhe psikologe – Andrea Sinishtaj.
Kurse pjesa e dytë të punishtes ishte e rezervuar për nxënësit ku nëpërmjet artit, konkretisht pikturës ata flisnin dhe shprehnin mendimet , ndjesitë dhe botën e tyre të brendshme , pikëpamjet e tyre rreth vendit dhe rolit të femrës në shoqëri.
Pjesëmarrës në këtë punishte ishin nxënësit e shkollës së mesme “25 maj” si dhe nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.

Ekspozita me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas,u hap nga Arlinda Lulgjuraj, në ambientet e QKI “Malësia”, ekspozita mban titullin- “Raising Awareness”.
Ekspozita paraqiti rëndësinë e barazisë gjinore dhe është pjesa përmbyllëse e dy punishteve të cila u organizua disa ditë më parë .
Marina Ujkaj, serkretarja e sekretariatit për vetëqeverisje lokale, pasi përshëndeti të pranishmit, ceki edhe rëndësinë e projekteve të tilla.
Të pranishmit kishin mundësi të shihnin pikturat e nxënësve dhe përmes tyre të lexojnë edhe mesazhe të shumta që ata përcjellin. Mbrëmja përveç tjerash u shoqërua edhe me tinguj pianos e violinë nga të rinjtë të talentuar që Malësia ka.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat