Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Bashkim Shehu nga Shqipëria, Jusuf Buxhovi nga Kosova dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale, si dhe piktorja Majlinda Kelmendi, e cila do të hapë ekspozitën e saj. Po ashtu do të shfaqet edhe filmi dokumentar me rastin e 25-vjetorit të këtij manifestimi
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 2-4 gusht edicionin e 25-të jubilar të manifestimit tradicional “Kalimera Poetike”.
Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Bashkim Shehu nga Shqipëria, Jusuf Buxhovi nga Kosova dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale, si dhe piktorja Majlinda Kelmendi, e cila do të hapë ekspozitën e saj. Po ashtu do të shfaqet edhe filmi dokumentar me rastin e 25-vjetorit të këtij manifestimi.
Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.
“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në qendër dhe vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. (Kohapress)
