“Edhe muret kanë veshë”

Ditë më parë gazeta “Telegraf” në Tiranë botoi një artikull të Z. Hyqmet Zane, titulluar, “Kur shqiptarët dënoheshin se dëgjonin “Zërin e Amerikës”, ku ndër të tjera ai tregon një rast bisede me një shok të tijin, në kohën e komunizmit: “Në darkë tek rrija me shokun tim, më tha me gjysmë zëri: “Ti e ke dëgjuar ndonjëherë “Zërin e Amerikës?”. Shtanga, se mu kujtuan fjalët e xhaxhait, që askujt të mos i tregoja, por ndaj këtij shoku kisha një besim të madh dhe i thashë: “Ndonjëherë”. Dhe ai mu përgjigj, “Edhe unë e kam dëgjuar, por bëj kujdes se edhe muret kanë veshë dhe mendohu para se të flasësh se çfarë thua”. E mirëkuptova!”, shkruan Hyqmet Zane

Për Koha Javore: Frank Shkreli 

Si një punonjës dhe zyrtar i Zërit të Amerikës për tre dekada, përfshirë kulmin e luftës së ftohtë, shpresoj që Z. Zane të mos ketë pësuar ndonjë pasojë, si përfundim se ka dëgjuar Zërin e Amerikës, madje edhe fshehtas. Dihet se shumë shqiptarë të tjerë e kanë pësuar keq, jo vetëm se mund të kenë pranuar publikisht se dëgjonin Zërin e Amerikës, ose mund të jenë paditur se kishin bërë një gjë të tillë, por edhe për çdo deklaratë tjetër që mund të konsiderohej nga regjimi si kritikë ndaj Partisë Komuniste ose udhëheqësve të “pushtetit popullor”. Ishte një mësim i hidhur për shqiptarët, por dihej se spiunët ishin kudo, madje edhe në familje edhe atje ku nuk i shihje, as ku nuk i prisje, prandaj duhej kujdes – siç tregon edhe Hyqmet Zane në shkrimin e tij të lartpërmendur botuar në gazetën Telegraf – se ç’bisedoje bile edhe me miq e shokë të besueshëm, sepse edhe “Muret kanë veshë” dhe si rrjedhim do e merrte vesh Sigurimi dhe partia dhe do e pësoje rëndë — për një fjalë goje – shpesh pa hak, as hile.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “812” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat