Dy rrugët e Idromenos

Fakt është se Idromeno ka punuar në restaurimin e kishës së Salçit në vitin 1885, se në Galerinë e Arteve në Tiranë gjendet piktura “Shkrepi i Ulqinit”, fakt është se Idromeno ka qëndruar një kohë në Ulqin, andaj dëshirojmë të besojmë se edhe negativët e gjetur duhet t’i takojnë kohës kur maestroja ka qëndruar në Ulqin dhe se ato i ka përdorur gjatë restaurimit të kishës së Salçit (1885-1887). Pra, mendoj se seti i fotografive të ekspozuara nuk i takojnë viteve 1892-1894, por janë më të hershme, sipas meje të viteve 1885-1887

Gazmend Çitaku

Më 26 janar 2017, në Shkodër, e kuruar nga artisti konceptualist Adrian Paci, u hap ekspozita e titulluar ”Dy rrugët e Idromenos”.
Kolë Idromeno (1860-1939) pa dyshim është një artist poliedrik, i cili mjeshtrinë e vet artistike e shprehi përmes fotografisë (ishte nxënës i Pjetër Marubit), pastaj si piktor (shkolla Veneciane e pikturës), arkitekt (Kafja e Madhe dhe disa objekte të njohura në Shkodër), skulptor etj. dhe vetvetiu imponohet si një figurë e fuqishme e artit shqiptar në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shek. XX. Kohës së fundit, zbulimi i disa fotografive parapërgatitore që mjeshtri Idromeno i kishte realizuar në studion e tij ishin shkaku kryesor i realizimit të kësaj ekspozite.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “752” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat