Duke i shërbyer të vërtetës në një vend demokratik

Pasditen e 26 Marsit Zhani Lito (kryetari i degës së “Vatrës”-Uster), shprehu mirëseardhjen për z.Frank Shkreli dhe bashkëshorten e tij Viktoria dhe paraqiti një përmbledhje të jetës dhe veprimtarisë, ndërsa njohjen e rreth 30 pjesëmarrësve dhe mysafirëve e paraqiti Franklin Zdruli

Ardian Murraj

Shtysë për këtë veprimtari u bë njohja dhe nënshkrimi për lexuesit i botimit para pak kohësh të librit “Demokracia nuk pret” (përmbledhje shkrimesh për vitet 2014-2015), ku të pranishmit diskutuan anë të ndryshme të historisë dhe aktualitetin e zhvillimeve shqiptare.
Në fjalën e tij Frank Shkreli çmoi ftesën e bashkatdhetarëve të Usterit duke e cilësuar atë si një nga bashkësitë më të vjetra dhe ndër më të mëdhatë në SHBA. Edhe pse larg nga Usteri (Uashingtoni dhe Nju Jorku ku ai ka jetuar dhe punuar), kjo shënon vizitën e parë te ky vend që jetohet nga shqiptarë dhe që ka qenë tepër i njohur në lidhjet personale dhe profesionale me njërin prej kolegëve të hershëm të tij në Zërin e Amerikës, si Ilia Louis Prifti njëkohësisht pjesë e kësaj bashkësie shqiptarësh dhe Kishës së Shën Marisë. Shreli u ndal në njohjen me Zërin e Amerikës, pasi për 34 vjet ai punoi në të (madje është rritur aty). Koha kur ai filloi si gazetar ishte se gjeti ish luftëtare të LDB si Louis Prifti, epoka kundër komunizmit ndërkombëtar dhe ku llogorja mbrohej tashmë jo me plumba dhe bomba, por me fjalën e lirë dhe thënien e së vërtetës. Frank Shkreli kujton se transmetimi i së vërtetës është kryefjala dhe misioni i Zërit të Amerikës. Presidenti J.F Kenedi, në 20 vjetorin e Zërit të Amerikës është shprehur se VOA mban mbi supe një përgjegjësi të madhe, barra e së vërtetës nuk është e lehtë për t’u mbajtur mbi shpatulla. E vërteta duhet t’i shpjegohet një bote sa kurioze aq edhe të dyshimtë”. VOAL.CH

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat