Drama “Nana” e Teatrit “Teuta” u prezantua në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove. Mesazhi që nëna mos të harrohet, për herë të parë gjatë pesë netëve të festivalit bëri që publiku jo vetëm të duartrokiste, por edhe të përlotej
Kushtet ekonomike të një familjeje të thjeshtë shqiptare bëhen edhe më të vështira kur ndahet nga jeta i zoti i shtëpisë. Zonja e shtëpisë, shtatzënë, mbetet e ve në moshë shumë të re.
E gjendur në një shtëpi të vjetër dhe të ftohtë, shpirti i nanës ngrohet vetëm nga foshnja e saj, për të cilin sakrifikon përkundër mundësive dhe kushteve për rritjen e tij.
E kështu ndodhi, në shfaqjen “Nana” me autore Arlinda Morina dhe me regji të Munib Abazit, në skenën e ArTubinës, që u prezantua në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Nana që rrit një djalë të edukuar, të cilin e arsimon dhe lutjet që djalit të saj mos t’i mungojë asgjë në jetë. Kjo është e vetmja gjë që e bën të lumtur. Valeria Dedaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “834” të revistës Koha Javore
