Dr. Sc Martin Bojaj shpërblehet për punimin: “Parashikimi i efekteve makroekonomike të ndryshimeve klimatike në sistemin financiar të Malit të Zi”

Dr. Sc i makroekonomisë, Martin Bojaj ndër një mori çmimesh ndër vite, ka qenë fitues edhe i Çmimit Vjetor të Bankës Qendrore të Malit të Zi për vitin 2022, në kategorinë e punimeve të doktoratës, për tezën e doktoratës, “Maintaining price stability in Montenegro Througt governance of external and internal factors of inflation” (Qëndrueshmëria e stabilitetit të çmimeve në Mal të Zi nëpërmjet menaxhimit të faktorit të jashtëm dhe të brendshëm të inflacionit) dhe i Çmimin Ndërkombëtar- “International Research Excellence Best Paper Awards”- (Ekselenca e Kërkimit Ndërkombëtar- Çmimi i punimit më të mirë) në kategorinë: “Best Researcher Award”- (Çmimi i hulumtuesit më të mirë) në fushën e makroekonomisë, ekonometrisë dhe financave, gjithashtu në vitin 2022

Podgoricë – Martin Bojaj nga Malësia, Dr. Sc i makroekonomisë është fitues i Çmimit të Gjelbër për vitin 2023 i Bankës Qendrore të Malit të Zi, për punimin më të mirë nga fusha e ndikimit të ndryshimeve klimatike në sistemin financiar.
Ky çmim është ndarë të mërkurën më 20 shtator 2023 në ambientet e Bankës Qendrore të Malit të Zi me rastin e Ditës së Shtetit Ekologjik të Malit të Zi.
Komisioni për ndarjen e çmimeve i përbërë nga përfaqësuesit e Bankës Qendrore, vendosi që çmimin me vlerë prej 2 mijë eurosh t’ ia ndajë Dr. Sc i makroekonomisë, Martin Bojajt për punimin: “Parashikimi i efekteve makroekonomike të ndryshimeve klimatike në sistemin financiar të Malit të Zi”. Po të njëjtin çmim, kjo bankë ia ka ndarë edhe mr. Ivan Vojinoviqit për punimin: “Ndërveprimi i sistemit financiar dhe i ndryshimeve klimatike- rruga drejtë rezistencës klimatike në shek.. XXI”.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Dr. Radoje Zhugiq, gjatë fjalës së tij ka potencuar misionin dhe përkushtimin në vijimësi të kësaj banke në projektet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomisë, si nëpërmjet stimulimit të punës shkencore dhe të hulumtimeve, ashtu edhe nëpërmjet aktiviteteve të tjera me përgjegjësi shoqërore.
“Çmimi i Gjelbër i Bankës Qendrore të Malit të Zi paraqet nxitje për gjelbërim të ekonomisë sonë. Ne obligohemi që në bashkëpunim me bankat të cilat janë pjesë dominuese e sistemit tonë financiar, fillimisht ti përkrahim projektet të cilat përmbajnë të ashtuquajtur, komponentë të gjelbër, përkatësisht projekte të cilat kyçin elementë të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe pakësimit të ndikimit të ndryshimeve klimatike” është shprehur Zhugiq.
Nga ky institucion financiar kanë bërë të ditur se Çmimi i Gjelbër i Bankës Qendore të Malit të Zi është një projekt i ri shoqëror dhe me përgjegjësi, i iniciuar me qëllim të afirmimit të marrëdhënieve të përgjegjshme ndaj sfidave të ndryshimeve klimatike dhe të stimulimit të mendimeve shkencore në këtë fushë.
Kujtojmë që Dr. Sc makroekonomisë, Martin Bojaj ndër një mori çmimesh ndër vite, ka qenë fitues edhe i Çmimit Vjetor të Bankës Qendrore të Malit të Zi për vitin 2022, në kategorinë e punimeve të doktoratës, për tezën e doktoratës, “Maintaining price stability in Montenegro Througt governance of external and internal factors of inflation” (Qëndrueshmëria e stabilitetit të çmimeve në Mal të Zi nëpërmjet menaxhimit të faktorit të jashtëm dhe të brendshëm të inflacionit) dhe i Çmimin Ndërkombëtar- “International Research Excellence Best Paper Awards”- (Ekselenca e Kërkimit Ndërkombëtar- Çmimi i punimit më të mirë) në kategorinë: “Best Researcher Award”- (Çmimi i hulumtuesit më të mirë) në fushën e makroekonomisë, ekonometrisë dhe financave, gjithashtu në vitin 2022.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat