Në muajin qershor të këtij viti, katër vite me vonesë nga numri paraprak 17/2018, për shkak të mungesës së mjeteve materiale për botim, por edhe të shkaqeve të tjera, doli nga shtypi numri 18/2022 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Dija”, të cilin e botoi Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, kryetar i të cilit është Prim. Dr. Gani Karamanaga, i themeluar më 12 nëntor të vitit 2022 në Ulqin.
Ky numër i revistës në fjalë u botua me ndihmën e IP Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi në bazë të kontratës për realizimin e aktiviteteve në bashkëpunim me Bashkimin e Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.
Redaksia në përbërje të Dr. Gani Karamanaga, Dr. Anton Lulgjuraj, Hajro Ulqinaku, Mustafa Canka, Jaho Kollari dhe Ali Gjeçbritaj, në krye me kryeredaktorin Gazmend Çitaku, në punën përgatitore për botim, brumin e materialit shumëpërfshirës të opuseve dhe zhanreve të ndryshme të autorëve konkurrues të përfshirë në këtë numër të revistës, e kanë ndarë në dy cikle, atë letrare dhe studimore, të cilat i kanë shpërndarë në ca rubrika prezantuese. Revista është shtypur në shtypshkronjen “Press studio”, Ulqin, 2022, në tirazh prej 300 copësh dhe përbëhet prej 192 faqesh.
Hyrja në revistë fillon me visarin e mençurisë (aforizmin) e Xhon Lenon (1940-1980) “Jeta është ajo që të ndodhë përderisa je i zënë duke bërë plane tjera” dhe vazhdon me faqet e rubrikës “Kujtojmë me poezi”: Simë Dobreci (1934-2020), Nezir Çitaku (1938-2020), Bahri Brisku (1933-2021), në të cilën me poezitë e veta paraqiten: Ibrahim Berjashi me “Ku po shkon o, Simë Dobreci?”, Halil Matoshi me poezinë “Po zvogëlohet baba”, dhe Meri Elizabet Frye me poezinë “Mos rri pranë varrit tim dhe mos qaj”, të përkthyer dhe përshtatur nga Gazmend Çitaku.
Cikli i parë – Letrare, fillon me rubrikën “Poezi shqiptare”, në të cilën me poezitë e veta paraqiten: Halil Matoshi me “Dita kur u ndal lufta”, Frederik Rreshpja me “Ushtari i vjetër”, Argëzon Sulejmani me “Shi i tokës sime”, Shaban Hasangjekaj me “Sytë”, Rita Petro me “Mekati i shegës”, Ali Gjeçbritaj me “Plisi im”, Greta Bandilli Backa me “Ditën që iku poeti…”, Agim Desku me “Adem”, Rozafa Shpuzha me “Për një dashni të refuzueme”, Jaho Kollari me “Poetët”, dhe Fatmin Gjata me “Më bëhesh valë”.
Në rubrikën “Poezi e Ballkanit”, janë përfshirë poetët me poezitë: Nikolla Polliq me “Mëngjes i pistë”, Minja Pjeshçiq me “Falja më e rëndësishme”, Salih Aliq me “Pamja nga këmbanarja”, dhe Sllavko Mihaliq me “Në tavolinën, mes oqeanit”. Të gjitha poezitë në fjalë i ka përkthyer dhe përshtatur Gazmend Çitaku.
Në rubrikën “Poezi botërore”, janë prezantuar: Ada Negri (1870-1945) me “Nëna”, Elisabeta Bali me “Mrekulli nën diell (1)”, Nina Kasian (1924-2014) me “Ka mënyra e mënyra për t’u zhdukur”, Leonardo Sinisgalli (1908-1981) me “Shpirti im”, Mark Strand (1934-2014) me Pranverë, Xhianis Ritsos (1909-1990) me “Foleja”, Katerina Silvia Fiore me “Shtigjet e mistershme të dashurisë”, Gabriella Paci me “Ti që nuk je poet”, Uilliam Batler Jets (1865-1939) me “Zemër”, dhe Emanuela Rico me “E re si pranvera”.
Në rubrikën “Prozë”, me punimet e veta janë paraqitur: Mark Pashku me “Shënimet e Mateos”, Fatmire Duraku me “Ora me qostek”, dhe Vera Bekteshi me “Të lindur në pallatin ‘Rus’ të viteve ’50-të”.
Në rubrikën ”Prozë bashkëkohore malazeze”, janë prezantuar me punime: Tanja Sekuliq me “Babai”, dhe Mitar Misho Shkuletiq me “Mamba e zezë”, të cilat i ka përkthyer nga gjuha malazeze Gazmend Çitaku.
Në rubrikën “Prozë botërore”, me materialet e veta janë paraqitur: Garsia Markez me “Sikur të kisha një copëz jetë…”, Italo Kalvino me “Takimi me psikologun” (përkthyer nga Arian Kallço), Mitja Çander me “I verbri” (shqipëruar nga Nikollë Berishaj), dhe Neale Donald Ualsh me “Biseda me Zotin” (përkthyer dhe përshtatur nga Shemsie Shaba).
Në rubrikën “Ese”, janë prezantuar me punimet e veta: Jovan Nikollaidis me “Në dorën e shtrirë të shpresave – arsyeja në pranga” (të përkthyer dhe përshtatur nga Gazmend Çitaku), dhe Ambroz Nikçi me “Të jetosh me gropë në gjoks (të shqipëruar nga Gazmend Çitaku).
Në rubrikën “Ex-libris”, me punimet e veta janë paraqitur: Dr. Nail Draga me “Ngjarjet e Ulqinit në një botim estetik”, Jaho Kollari me “Vjelja e detit”, Qani Osmani me “Busulla e artë”, dhe Gazmend Çitaku me “Thesari gastronomik i Ulqinit”.
Në rubrikën “Historike”, të ciklit të dytë – Studimore, me punimet e veta janë prezantuar: Mustafa Canka me “Ulqini në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, dhe Gazmend Çitaku me “Demonstratat e Ulqinit të vitit 1969”.
Në rubrikën “Traditë”, me materialet e veta janë paraqitur: Prof. Dr. Maksut Xh. Haxhibrahimi me “Krojet e Ulqinit dhe rrethinës”, Fjoralba Prifti me “Muzeu kombëtar i artit mesjetar”, Sami Flamuri me “Tivari, dashuria dhe mankthi im!”, Gazmend Kovaçi me “Siujdhesa labeate”, Sami Misherri me “Dr. Groti – Got mit uns (Zoti me ne)”, Ali Gjeçbritaj me “Fejesa në trevën e Krajës”, Dr. Bahri Brisku (tani i ndjerë) me “Shtresime estetike në Eposin e kreshnikëve të shqiptarëve në Mal të Zi”, dhe Gazmend Çitaku me “Afro-ulqinakët”.
Në rubrikën “Arkitekturë”, paraqitet: Korab Kraja me punimin “Shtëpia tradicionale në Krajë”.
Në rubrikën “Arsim”, me punimet e veta janë prezantuar: Arlinda Sukaliqi me punimin “Rëndësia e misionit të mësuesit në diasporë”, dhe Shaban Hasangjekaj me punimin “Rrjedha e arsimit shqip në komunat Plavë e Guci pas Luftës së Dytë Botërore”.
Numri 18/2022 i revistës “Dija”, mbyllet me rubrikën “Ulqinakët në Durrës”, ku me punimet e veta paraqiten: Meçan Hoxha me “Shqipëria në librin ‘Etnia dhe hapësira’ të Dr. Nail Draga”, Naim Kërçuku me “Disa mendime dhe konkluzione rreth librit ‘Në derë të oborrit’ të Prim. Dr. Gani Karamanaga”, Rifat Plaku me “Kapedan Xhelo dhe Hajro Ulqinaku”, Vladimir Muça me “Kur jeta i ngjet letërsisë”, dhe Dr. Nail Draga me punimin “Komunikimi me të shkuarën dhe të tashmen”.
Shaban Hasangjekaj
