Ditëlindja e nipit

Asllan Bisha

Unë kam po ashtu tetë vjet, festoj ditëlindjen e nipit tim Kerimit. Në ditëlindjen e tetë ka dhurata të shumta. Një dhuratë kam blerë për të. Ajo është e veçantë. Ai është kurreshtar. E prek. Mendja i shkon se është çokollatë. I them: do të recitoj disa vargje dhe ti zbuloje dhuratën e vërtetë. Ai buzëqesh dhe përsërit:
Edhe Gjyshi feston ditëlindjen e tetë,
Edhe Gjyshi ka tetë vjet
Ka ndodhur e papritur:
Gjyshi ka shkuar në peshkim,
Shtata i ka tretë
I ka rënë në Bunë
Rrjedha ndoshta ia ka
Hedhë në det,
Delfini ia ka çuar në oqean
Gjyshi me Ty ditëlindjen feston.
Nipi vazhdon:
Gjyshi im ka tetë vjet.
Dihet se shtata i ka tretë.
Shtata të shkojë në oqean
Gjyshi me mua ditëlindjen feston.
Më thotë se ka pasur dikur një patan
Ka pasur shtëpi, ka pasur fëmijë,
Gjyshi e ka martuar patanin me patë
Ata gjithë natën kanë fjetur bashkë…
Në vjeshtë
Unë shkoj në klasën e tretë
Vitin e ardhshëm gjyshi më thotë
Teta ka me i tretë, nëntën ka me e gjetë.
Unë dëshiroj
Tetën edhe nëntën gjyshi me i tretë…
Nipi yt dëshiron
Ti gjyshi të jetosh më shumë se 100 vjet.
Hapa dhuratën, ishte një libër. Lexova dedikimin: Nipit tim Kerimit.

  • Kjo dhuratë jeton përgjithmonë, – qeshte gjyshi im që shtata i ka tretë…
    Të gjithë fëmijët buzëqeshnin, ishin të lumtur, cakërronin gotat me lëngje, limonata, pinin coca-cola, hanin edhe çokollatë. Të gjithë ishin të lumtur në ditëlindjen e tetë. Gjyshi i Kerimit do të dalë në klasën e tretë…

Të fundit

më të lexuarat