
Shqipëria është sa një pikë në hartën e botës. Kjo është arsye që çdo valë e çfarëdollojshme ideologjie e përfshinë atë; është efekti i mbytjes me një gotë ujë, që njeriu e gëlltit dhe mëson se po mbytet vetëm kur mbytet; si në vitin 1990, kur të gjitha vendet e Evropës Lindore, dhe vetë Bashkimi Sovjetik, e braktisën komunizmin, ndërsa Shqipëria e mbante fort shtrënguar për të mbrojtur interesat e asaj udhëheqjeje.
Shqipëria është sa një pikë në hartën e botës. Kjo është arsye që çdo valë e çfarëdollojshme ideologjie e përfshinë atë; është efekti i mbytjes me një gotë ujë, që njeriu e gëlltit dhe mëson se po mbytet vetëm kur mbytet; si në vitin 1990, kur të gjitha vendet e Evropës Lindore, dhe vetë Bashkimi Sovjetik, e braktisën komunizmin, ndërsa Shqipëria e mbante fort shtrënguar për të mbrojtur interesat e asaj udhëheqjeje.
Në rreth 100 vite ekzistencë, shteti i ka provuar të gjitha teoritë politike e format qeverisëse që botës i është dashur t’i kalojë në një mijë vjet
Në rreth 100 vite ekzistencë, shteti i ka provuar të gjitha teoritë politike e format qeverisëse që botës i është dashur t’i kalojë në një mijë vjet.
Pas tri dekada shpresash, në një botë me kombe që zhvillohen e përparojnë – Shqipëria ende nuk e di se cili është drejtimi nga duhet të shkojë, shikimin e mban mbrapa. Dhe Bota e ka vendosur se çfarë duhet bërë me këtë shtet bufon që merr poza groteske të një superfuqie: Të përkrahë një qeveri që ka dorë të hekurt për ta bërë njeriun të heshtë; dhe ka zgjedhur të mbështesë një qeveri me prejardhje të errët e përvojë komuniste, duke ia dorëzuar popullin shpërdoruesit më famëkeq të lirive, të drejtave dhe pushtetit; kështu bën të njëjtin gabim si më 1945, kur e braktisi. Oh popull – nëse ke frikë nga vdekja, vdis tani. Duke vdekur një herë nuk do vdesësh më. Ti nuk do ta dish se çfarë vjen; ky është dënim me vdekje, është vrasje për ty. Diktatura nuk durohet përsëri, jo pa kaluar të paktën disa breza – është si në një jetë të vritesh dy herë.
Dhe Bota e ka vendosur se çfarë duhet bërë me këtë shtet bufon që merr poza groteske të një superfuqie: Të përkrahë një qeveri që ka dorë të hekurt për ta bërë njeriun të heshtë; dhe ka zgjedhur të mbështesë një qeveri me prejardhje të errët e përvojë komuniste, duke ia dorêzuar popullin shpërdoruesit më famëkeq të lirive, të drejtave dhe pushtetit; kështu bën të njëjtin gabim si më 1945, kur e braktisi. Oh popull – nëse ke frikë nga vdekja, vdis tani. Duke vdekur një herë nuk do vdesësh më. Ti nuk do ta dish se çfarë vjen; ky është dënim me vdekje, është vrasje për ty. Diktatura nuk durohet përsëri, jo pa kaluar të paktën disa breza – është si në një jetë të vritesh dy herë
“U hesht Shqypnija; skutavet Shqyptari
U struk, tue pritun me felgrim në zemer
Ma t’mbramen, ofshe!
Ditë t’Atdheut t’mjeruem”.
(Lahuta e Malsis, At Gjergj Fishta)
