Diskutuan mundësinë e përdorimit të Abetares së përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Tiranë – Në një takim të zhvilluar me homologun malazez, Miomir Vojinoviq, ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi ka njoftuar se së shpejti do të ketë një abetare të përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.
Ajo në një njoftim në rrjetin social fejsbuk, ka bërë të ditur se gjatë takimin ku priti ministrin malazez z. Vojinoviq, njoftoi se dy palët kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit, nxitjen e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në lëmin e arsimit.
“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së përbashkët unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinoviq, u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet sa më shpejt”, është shprehur ministrja Kushi, në njoftimin e saj në rrjetin social fejsbuk.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat