Në histori ka periudha përkohësisht pa jetë, pavarësisht se si duam t’i paraqesim. Në historinë e ndonjë vendi ka edhe periudha të vdekura. Vdekja vjen kur trupi dekompozohet, kalbet. Kështu ndodh me një vend që nuk di të përtërihet, apo kur mësohet me gjendjen e nderë
Jeta në tokë qarkullon. Besëtytnitë, legjendat janë të lidhura me realitetin. Njeriu, kjo qenie e vetëvënë në qendër, s’është gjë tjetër veçse si çdo gjë në tokë. Shpirti kalon nga trupi në trup pas vdekjes, pavarësisht nëse është njeri a kafshë. Kur themi se kafsha mendon, bëjmë historinë tonë, dhe kafsha bën historinë e saj. Historia është e përbashkët. Të dy janë robër të këtij planeti, edhe ky vetë i mbyllur në qeli, sepse gjithësia s’është gjë tjetër veçse një burg pa anë e pa fund. Prandaj ekzistojnë edhe mendime të shumta, sepse njeriu në vetmi ka kohë të mendojë.
Natyra është varr i njeriut. Njeriu ha kafshën dhe në fund kafsha bluan njeriun. Çdo gjë riclikohet. E bukura bëhet e shëmtuar dhe anasjelltas. Trupi është asgjë. Shpirti endet. Aty ku fryma hyn sendi vihet në jetë, jo vetëm njeriun, por çdo gjë. Kur fryn erë, gjethet e pemës lëvizin, përndryshe, ato qëndrojnë në vend, bëhen pa mendim, siç ndodh me trupin e pajetë të njeriut.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore

