Dashuria tragjike e një kusari ulqinak sipas gojëdhënës

Gjekë Gjonaj

Në mungesë të provave dhe burimeve historike, për piratët e Ulqinit janë thurur legjenda apo gojëdhëna të ndryshme. Gojëdhëna thotë se Ulqini me shekuj ishte i njohur si çerdhe piratësh, duke filluar nga shekulli XIV. Pjesa bregdetare, prej Ulqinit deri te Kotorri, sundohej nga piratë ulqinakë, të njohur në italisht si lupi di mare Dulcignotti (shqip-ujqit detarë ulqinakë). Piratët e Ulqinit, konsideroheshin si sunduesit më të egër dhe më të rrezikshëm të detit në Adriatik. Ata nuk ishin kriminelë të varfër dhe të dhunshëm, por profesionistë të paguar mirë dhe të vendosur, tregtarë taktikë, tregtarë transportues, kontrabandistë, diplomatë…
Piratët ulqinakë po ashtu ishin të njohur për mizori dhe zhvatje – si nga të pasurit ashtu edhe nga të varfëritë dhe kishin nam ( reputacion) të keq, sulmonin anijet që lundronin në Adriatik, i grabitnin dhe dita-ditës thesari i tyre shtohej gjithnjë e më shumë.
Disa piratë menduan se duhet të gjenin një vend të fshehur ku thesari do të ishte i sigurt dhe ku vetë piratët mund të fshiheshin në rast rreziku. Një ditë, disa nga piratët u kujtuan se jo shumë larg bregut të detit, ku ankoroheshin galerat, ishte një mal ( kodër) i quajtur Sozina dhe vendosën se ai mund të ishte ideal për t’u fshehur. Menjëherë pas kësaj, piratët në Sozinë filluan të ndërtonin shpella dhe streha, ku fshehën thesare, armë dhe skllevër. Mes atyre skllevërve, thotë legjenda, ishte edhe një farë Milja, e famshme për bukurinë e saj. Ndër piratët, njëfarë Iljko, një djalë i ri dhe i pashëm, i njohur gjerësisht për trimërinë e tij. Të dy, siç ndodh nëpër legjenda, ranë në dashuri njëri me tjetrin. Edhe pse nuk e fshehën dashurinë, Ilko dhe Milja nuk mundën të qëndronin gjatë bashkë. Një ditë, piratët e tjerë filluan të flasin me zë të lartë për dashurinë e dy të rinjve, kështu që shpejt e dëgjoi kapiteni i piratëve Gërlezi, i cili nga xhelozia e urdhëroi Ilkon të shkonte në një hakmarrje të madhe. Ilko u largua dhe Milja mbeti në shpellë për t’u larguar.
Milja priti gjatë të dashurin e saj të kthehej. Ditë pas dite, duke pritur për kthimin e tij, ajo vazhdonte të shikonte përmes vrimës së vogël në shpellë, duke parë me shumë mall detin. Koha lëvizi në mënyrë të pashmangshme dhe asgjë nuk ndodhi që nga kthimi i Ilkos. Milja më në fund humbi çdo shpresë për ta parë përsëri. Aq e trishtuar, ajo mori vendimin për t’i dhënë fund jetës së saj.
Të nesërmen Milja doli me nxitim nga shpella dhe u hodh nga një shkëmb i lartë në det. Megjithatë, shpejt Ilko u kthye. Kur dëgjoi se si Milja, duke e pritur me besnikëri, i dha fund jetës, mori një sasi të madhe baruti, e futi në një pjesë të shpellës dhe i vuri flakën. Baruti bëri një shpërthim të madh.
Si pasojë e atij shpërthimi, kodra (mali) në të cilën ndodhej shpella u nda në dy pjesë. Në fakt, kodra, siç thotë legjenda, u ça dhe ra në det. Prej aty, nga kjo dashuri tragjike, u krijua (lindi) vendi i quajtur Sutomore. Sot, ai vend, i cili dikur quhej Spiç sipas fjalës latine “hospicio”, han ose mikpritje , është resorti më i njohur i fundjavës afër Tivarit , veçanërisht në verë.

Të fundit

më të lexuarat