Poeti Basri Çapriqi, kur u paraqit në letërsinë shqipe në Prishtinë arriti të bëhet i dukshëm dhe i dallueshëm, edhe pse në poezinë që botohej në Prishtinë në atë kohë ishin tre poetë shumë të njohur si: Ali Podrimja, Azem Shkreli e Rrahman Dedaj, pasi që me ndjeshmërinë, këndshikimin, figuracionin ishte kundër rrjedhave të zakonshme të letërsisë shqipe. Pra, poeti Basri Çapriqi në mbarimshekullin e kaluar dhe në fillimshekullin tonë nuk kishte asnjë model në letërsinë shqipe, por me poezinë që ai krijoi u bë vetë model i kësaj poezie që duhet parë, duhet ndjekur dhe do t’i mbesë Besnik kësaj letërsie
1. Gjeni krijues i poetit Basri Çapriqi
Në fundin e shekullit njëzet në Kosovë ishin shumë të njohur tre poetë: Ali Podrimja, Azem Shkreli e Rrahman Dedaj, sikurse ishin të njohur tre poetë në Shqipëri: Ismail Kadare, Dritëro Agolli e Fatos Arapi. (Megjithëse duhet veçuar se Kadareja edhe përpara kësaj kohe i kishte kaluar përmasat e një shteti dhe një gjuhe, duke u bërë shkrimtari i vetëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht).
Basri Çapriqi midis këtyre dy trekëndëshave arriti të bëhet i dallueshëm dhe i dukshëm jo vetëm në poezinë e brezit të tij dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri pak më vonë, pasi shkroi një poezi që siç do të shprehet poeti e studiuesi Ag Apolloni nuk kishte ndonjë relacion me poezinë paraprake shqipe, por këtë e gjente me poezinë moderne e postmoderne të poetëve anglofonë.
Poezia, por edhe letërsia përgjithësisht, qoftë edhe ajo më me vlerë, është e pamundur të shkruhet, ata që e bëjnë, pa pasur së paku në ndërdije, ndikimet nga poetët dhe shkrimtarë më të mirë. Një gjë e tillë ndodh edhe në rastin e Basri Çapriqit, duke parë sidomos përmbledhjen e tij “Frutat bizare”, nga më të rëndësishmet në krijimtarinë e tij, e cila si temtaikë, por edhe si figuracion na kujton librin “Lulet e së keqes” nga Sharl Bodleri, që studiuesit e kanë quajtur librin më me vlerë në poezinë botërore.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “825” të revistës Koha Javore

