1. Prelude
Le të fillojmë me një segment nga filmi “Ninotchka”, i prodhuar nga regjisori Ernst Lubitsch, në vitin 1939: dy protagonistët e filmit, Ninotchka dhe Léon, të ulur në kafene, në një bashkëbisedim jo t ‘këndshëm në mes tyre, Léon në tentativë e sipër për ta bërë t ‘qeshë Ninotchkën, i tregon një barsoletë: “një person hyn në një kafene, ulet në tavolinë dhe porosit një kafe pa krem. Pas pesë minutash kamerieri kthehet, dhe i përgjigjet: “na falni por nuk na ka mbet më krem, kemi vetëm qumësht. A mund t’ju sjell një kafe pa qumësht?”.
2. Adagio
Sipas Alain Badiou-së, filozofia varet nga katër kushte: arti, dashuria, politika dhe shkenca. Secila nga këto, në mënyrë të pavarur, përfaqësojnë një “procedurë të së vërtetës” [truth procedure]. Badiou thot se e “Vërteta është një inovacion en acte, singular në lokacion dhe rrethana, por universal në adresimin e tij” dhe se “një procedurë e së vërtetës e tillë mund të fillojë vetëm përmes një thyerje me situatën e zakonshme në të cilën ajo zhvillohet” – apo atë që Badiou e quan Ngjarje [Event].
Kështu që: Ngjarja, Subjekti, e Vërteta janë pjesë e një procesi të afirmimit që e sjell të vërtetën n ‘ekzistencë përmes subjekteve që i mbesin besnikë pasojave të ngjarjes. Kështu që, e Vërteta për Badiou-n ngjall logjikën e të qenurit të vërtetë ndaj diçkaje, e të mbajturit të së vërtetës mbi parime, persona, apo ideale. Ta ilustrojmë me dy shembuj (të marrë nga regjistri i Badiou-s), njëri nga kushti i dashurisë dhe tjetri nga kushti i artit/shkencës: dy të dashuruar që formojnë një Subjekt dashuror, por që thellë në rrënjë i mbesin besnik takimit të tyre që definohet si Ngjarje. Apo, një artist ose shkencëtar i mbetet besnikë linjës kreative të hulumtimit e cila i hap horizonte për zbulime të reja ose thyerje me traditën e zakonshme.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “784” të revistës Koha Javore
