Në këtë mbrëmje poetike-muzikore, para publikut u prezantuan sopranoja ulqinake Gjylie Pelingu, nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku, aktori i Teatrit Popullor të Malit të Zi, Sllobodan Marunoviq, dyshja e instrumentistëve mr. Dina Desançiq në violinë dhe prof. Safet Drljan në fizarmonikë, dhe këngëtari Shukrija Zhuti Serhatliq
Ulqin – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi organizoi të premten mbrëma në Ulqin koncertin e titulluar “Art mix Montenegro”.
Në këtë mbrëmje poetike-muzikore në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin, para publikut të pakët në numër u prezantuan sopranoja ulqinake Gjylie Pelingu, nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku, aktori i Teatrit Popullor të Malit të Zi, Sllobodan Marunoviq, dyshja e instrumentistëve mr. Dina Desançiq në violinë dhe prof. Safet Drljan në fizarmonikë, dhe këngëtari Shukrija Zhuti Serhatliq. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “837” të revistës Koha Javore
