
Me veprimtarinë e vet aktive në të gjitha fushat e krijimtarisë, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ka luajtur një rol të veçantë në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kulturor të shqiptarëve në Malin e Zi.
Veprimtaria 30 vjeçare e “Art Club-it”, sipas studiuesve dhe analistëve, nxori nga harresa personalitetet vendore të kulturës dhe shkencës, që ishin ndaluar apo shpërfillur nga sistemi komunist në Mal të Zi.
“ SHAI Art Club gjatë këtyre 30 viteve ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për kulturën e shqiptarëve në Malin e Zi, duke marrë parasysh se kultura ishte ndër aspektet kryesore të ruajtjes së identitetit kombëtarë të këtij komuniteti në Malin e Zi”, tha zoti Kallaba
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënon 30-vjetorin e veprimtarisë së vet në zhvillimin e kulturës, letërsisë dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi.
Kryetari Ismet kallaba, vë në dukje, rolin shumë të rëndësishme të Shoqatës në ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.
“ SHAI Art Club gjatë këtyre 30 viteve ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për kulturën e shqiptarëve në Malin e Zi, duke marrë parasysh se kultura ishte ndër aspektet kryesore të ruajtjes së identitetit kombëtarë të këtij komuniteti në Malin e Zi”, tha zoti Kallaba.
“Formimi i institucioneve, siç është Kalimera Poetike, që ndër vite krijoi identitetin e vet, mendoj se gjatë këtyre 30 viteve u bë institucioni letrar kryesor ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë”, tha zoti Shabani
Veprimtaria e “Art Club-it”, sipas studiuesve dhe analistëve shqiptarë, ishte shumë e rëndësishme pasi nxori nga harresa personalitetet vendore të kulturës, letërsisë, shkencës dhe arteve tjera që ishin ndaluar apo shpërfillur nga sistemi komunist.
Studiuesi Haxhi Shabani vlerëson “Art Club-in” për forminin e institucioneve që lanë gjurmë të veçanta në kulturën shqiptare.
“Formimi i institucioneve, siç është Kalimera Poetike, që ndër vite krijoi identitetin e vet, mendoj se gjatë këtyre 30 viteve u bë institucioni letrar kryesor ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë”, tha zoti Shabani.
“Botimet me firmën e “Art Club-it” janë me peshë të veçantë. Unë këtu si titull do të veçoja librin kushtuar Cafo beg Ulqinit, personaliteti i të cilit deri në atë kohë ishte i anatemuar nga pushteti i kohës. Ky botim që tregon jetën dhe veprimtarinë politike, tregon edhe gjendjen sociale dhe politike të shqiptarëve në Malin e Zi”, tha zoti Draga
Ndërkaq studiuesi Nail Draga, vë në dukje rehabilitimin e disa personaliteteve vendore që në kohën komuniste ishin të anatemuar.
“Botimet me firmën e “Art Club-it” janë me peshë të veçantë. Unë këtu si titull do të veçoja librin kushtuar Cafo beg Ulqinit, personaliteti i të cilit deri në atë kohë ishte i anatemuar nga pushteti i kohës. Ky botim që tregon jetën dhe veprimtarinë politike, tregon edhe gjendjen sociale dhe politike të shqiptarëve në Malin e Zi”, tha zoti Draga.
Ndërkaq, analisti Qazim Muja e sheh si një guxim të veçantë themelimin e kësaj Shoqate, e cila edhe sot po shënon një sukses të theksuar kulturor.
“Themelimi i një shoqate të këtillë ndikoi në zhvillimin e kulturës, prezantimin dhe në performimin e kulturës sëshqiptarëve në Malin e Zi. Edhe pse në fillim ishim skeptikë për mungesë të hapësirave, mjeteve materiale dhe shumë çka tjetër, megjithatë qëllimi u arrit”, tha zoti Muja.
“Themelimi i një shoqate të këtillë ndikoi në zhvillimin e kulturës, prezantimin dhe në performimin e kulturës sëshqiptarëve në Malin e Zi. Edhe pse në fillim ishim skeptikë për mungesë të hapësirave, mjeteve materiale dhe shumë çka tjetër, megjithatë qëllimi u arrit”, tha zoti Muja
Zoti Kallaba mendon se kjo traditë e mirë e “Art Club-it” duhet të ruhet dhe të vazhdohet me projekte të reja dhe bashkëkohore.
“SHAI Art Club ka krijuar një traditë të mirë dhe tani është e rëndësishme të ruhet, por edhe të vazhdohet me hapa të tjerë”, tha zoti Kallaba.
SHAI “Art Club” në mungesë të institucioneve të mirëfillta kulturore, shpeshherë u konsiderua si një institucion shkencor dhe kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi .
