Arsimi, shtyllëe mbrojtjes së identitetit shqiptar në Malin e Zi

Nika ka thënë se KKSH i kushton kujdes të veçantë shkollave dhe plotësimit të kushteve të domosdoshme për zhvillimin e procesit mësimor. Me këtë rast shkollës iu dhuruan portretet e disa prej figurave të shquara të arsimit shqiptar dhe letërsisë shqipe, si dhe personelit mësimor nga një libër në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre për arsimin shqip në Malin e Zi.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi e ka bërë tashmë traditë që 7 Marsin – Ditën e Mësuesit ta shënojë me vizita dhe organizime të aktiviteteve të përbashkëta me shkollat me mësim në gjuhën shqipe në trevat shqiptare në Malin e Zi.
Këtë vit një delegacion i KKSH-së, në krye me kryetarin Faik Nika, vizitoi shkollën fillore “Bashkimi” në Skorraq të Hotit.
Ata vizituan mjediset e kësaj shkolle dhe bashkëbiseduan me mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për kushtet në shkollë dhe nevojat për përmirësimin e cilësisë së arsimit.
Nika ka falënderuar për pritjen e veçantë ushtruesen e detyrës së drejtoreshës Marina Camaj, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës.
Në fjalën e tij para personelit arsimor të shkollës fillore “Bashkimi”, kryetari Nika është shprehur, mes tjerash, se “të bindur se arsimi në gjuhën shqipe është shtylla e mbrojtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, Këshilli Kombëtar iu kushton kujdes të veçantë shkollave dhe plotësimit të kushteve të domosdoshme për zhvillimin e procesit mësimor”.
Me këtë rast shkollës iu dhuruan portretet e disa prej figurave të shquara të arsimit shqiptar dhe letërsisë shqipe, si dhe personelit mësimor nga një libër në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre për arsimin shqip në Malin e Zi.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat