Angazhimi kulturor i Doçit

Doçi më të drejtë është cilësuar edhe si mbrojtës i nismave në lëmin e hapjes se shkollave ne gjuhën shqipe. Me kontributin e tij, rihapet shkolla në Orosh në vitin 1899. Më pas u çel shkolla në Spaç, Kashnjet, Rrëshen e Rubik. Në 5 shkollat fillore në Mirditë në vitin 1904, ndiqnin mësimet në shqip 96 nxënës. Pa u ndalur para vështirësive Doçi dhe shoqëria Bashkimi, botuan librat të të gjitha lëndëve, për të tëra rendet e shkollës fillore

Dom Nike Ukgjini

Romancieri i parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj, në “Kujtime të një Jetës së kalueme”, rrëfen se hartimi i programit kulturore i Doçit ndodhi në kohën kur Nikaj qëndronte në krye të famullisë së Shkrelit. Takimi, rrëfen, Nikaj, qe mbajtur në vitin 1893, dhe pjesëmarrës ishin, abati i Mirditës Preng Doçi; prifti i Velipojës, Dom Mark Shllaku; i Rrjollit, Dom Zef Shkreli; i Shkodrës, dom Jak Sarreqi, dhe prifti nga Mirdita, dom Dodë Koleci. Synimi i tyre, sipas tij, ishte formimi i një lidhje kombëtare e cila mori emrin “Bashkimi Shqiptar”. Në vazhdim Nikaj shprehet se: “Nuk bame shkresa qe mos të ndodhte rrezik zbulimi nga ana e qeverisë turke edhe të n`a nxente me prova në dorë”. “U lidhme më shkrue në giuhen shqype se i cili mbas andjes së vet dhe mbas prirjet perkatëse“.

Të fundit

më të lexuarat