Vrasja e Mulla Jakup Efendi Kardoviqit në vitin 1945 ishte vendimtar për të gjithë hoxhallarët e trevës së Rozhajës, ishte një sinjal për t’u tërhequr vërejtjen dhe se duhet të merren vetëm me punën e tyre
Haxhi Lajçi
Lufta e Dytë Botërore e gjeti Mulla Jakup Kombin në Tutin, ku ai shërbeu si kryetar Komune në dy mandate duke krijuar një miqësi të madhe në zonën trekufitare të rajonit të Sanxhakut. Kur Pazari i Ri dhe Sjenica ishin të kërcënuar me shfarosje nga çetnikët serbë, Mulla Jakup Efendiu organizoi menjëherë rozhajasit dhe banorët e Bishevës, gjithashtu i informoi miqtë e tij në Kosovë, Shaban Polluzhën dhe Mulla Zekë Bërdynën (me shumë pjesëtarë nga rrethi i Pejës dhe Podgurit), duke kërkuar nga ata që menjëherë t’i vijnë në ndihmë Pazarit sepse ishte i rrezikuar nga çetnikët. Këta njerëz, si edhe ata të Aqif Blytës, Xhemail Koniçanit, vëllezërve Dresheviq (Dreshaj) luajtën rol kyç në mbrojtjen e Pazarit të Ri nga çetnikët serbë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “754” të revistës Koha Javore