50 piktorë për Ulqinin

Gjatë katër ditëve të qëndrimit të tyre në Ulqin, piktorët kanë realizuar vepra me motive të ndryshme nga ky qytet piktoresk. Bukuritë e qytetit të Ulqinit me peizazhe të veçanta, si Kalaja, pazari i vjetër, deti, Rana, Valdanosi dhe ullishta, lumi Buna, ujëdhesa Ada, Port Milena, masivet kodrinore etj. u kanë shërbyer piktorëve pjesëmarrës në koloni si frymëzim për veprat e tyre në telajo

Pas vitit të kaluar kur nuk u mbajt për shkak të pandemisë së Covid-19, kolonia e piktorëve, një veprimtari artistike tradicionale, është kthyer këtë vit në qytetin e Ulqinit.
“50 piktorë për Ulqinin” ka qenë motoja e edicionit të sivjetshëm të pestë, që u mbajt më 21-24 tetor, me pjesëmarrjen e piktorëve shqiptarë dhe të tjerë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut etj.
Kolonia e piktorëve organizohet sipas traditës nga Instituti i Librit dhe i Promocionit nga Tirana në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Qendrës së Kulturës – Ulqin.
Gjatë katër ditëve të qëndrimit të tyre në Ulqin, piktorët kanë realizuar vepra me motive të ndryshme nga ky qytet piktoresk. Bukuritë e qytetit të Ulqinit me peizazhe të veçanta, si Kalaja, pazari i vjetër, deti, Rana, Valdanosi dhe ullishta, lumi Buna, ujëdhesa Ada, Port Milena, masivet kodrinore etj. u kanë shërbyer piktorëve pjesëmarrës në koloni si frymëzim për veprat e tyre në telajo.
Kolonia e piktorëve është kurorëzuar me ekspozitën e përbashkët, që u mbajt të dielën në mjediset e Hotelit “Llolla”.
Kolonia e piktorëve është kthyer në një shkollë në vete, ku çdo artist jo vetëm shpreh talentin e tij, por rritet artistikisht e fiton përvoja të reja. Ajo po ashtu shërben për njohjen dhe rritjen e bashkëpunimit të artistëve të rajonit me qëllim promovimin e vlerave më të mira arkitekturale, të peizazhit të veçantë, por edhe të punës artistike të vetë artistëve pjesëmarrës.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat