Koha javore: Zoti Nrekiq, që nga gjysma e muajit maj të këtij viti Jeni emëruar kryetar i Komunës së Ulqinit. Është formuar pushteti i ri prej pesë subjektesh politike, pas zgjedhjeve vendore. A e vështirëson apo e lehtëson ky numër kaq i madh partish funksionimin e ekzekutivit?
L. Nrekiq: Është e vërtetë se koalicioni në pushtet përbëhet nga pesë parti politike. Secila nga ato kanë qëndrimet dhe ingerencat e veta. Kjo, natyrisht se reflektohet në punën tonë të përditshme. Ka shumë barriera ne disa vende të punës. Mirëpo, ato duhet t’i kapërcejmë, mbase në Zyrën e kryetarit Komunës së Ulqinit nuk ka politikë. Aty , në mandatin tim, do të gjithë duhet të përqendrohemi vetëm në programin strategjik zhvillimor të Ulqinit. Intervistoi: Gjekë Gjonaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “832” të revistës Koha Javore