Publiku më deshti sepse asnjëherë nuk devijova nga kënga

Merita Halili është një nga interpretueset më të larta në muzikën popullore të Shqipërisë së Mesme me banim në New Jersey të SHBA . E lindur në kryeqytetin e Tiranës, Merita u rrit duke kënduar këngët lirike të vendlindjes së Shqipërisë së Mesme. Debutimin e saj në mbarë vendin e filloi në 1983, në në moshë të re, kur ajo këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë pas kësaj ajo filloi të këndojë për Radion dhe Televizionin Shqiptar si soliste me Ansamblin Shtetëror për Këngët dhe Vallet Popullore. Ishte një nga këngëtaret më të njohura në vend. Merita renditet ndër këngëtaret e para në Shqipëri për regjistrimet e saj të cilat ende dëgjohen me gjallëri kudo që shqiptarët jetojnë. Këngët më të njohura të saj ndër vite janë: “Doli Goca në Penxhere”, “Lule t’bukura ka Tirana”, “Ku t’ka lala moj Kumrie”, “Na leu Dielli na’t buz mali”, etj”. Merita që 21 vjet, jeton dhe vepron në Shtete të Bashkuara të Amerikës në New Jersey

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “749” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat