Një virtuoz i pazëvendësueshëm i folklorit tonë

Folklorit dhe artit i ka dhënë shumë duke ia kushtuar tërë jetën e vet, por thotë se edhe ka qenë kënaqësi të marrë pjesë në shumë qytete dhe shtete të ish Jugosllavisë, në Shqipëri, Kosovë, Itali etj. Pavarësisht nga mosha, ende sot është i pazëvendësueshëm

Ismet Karamanaga

Si të fillosh të flasësh e më vonë edhe të shkruash mendimet dhe të përshkruash një pjesë të jetës së Kabil Mehmetit, këtij virtuozi të vallëzimit?!
Është vështirë pasi që Kabili flet shumë pak, është një njeri i jashtëzakonshëm, modest dhe i “butë”, siç thotë populli ynë. Një figurë markante, i cili edhe sot në moshën 78-vjeçare tregon gjallëri dhe fuqi shpirtërore dhe fizike. Më duket se Kabili edhe në të ecurinë e tij karakteristik, vallëzon!
Vdekja e Rexhep Agës – Abazit ka lënë një zbrazëti të madhe në jetën folkloristike të Ulqinit. Rexhep Aga ka mbetur figurë emblematike duke lënë gjurmë të pashlyera në folklorin tonë. Ende edhe sot „Dasma ulqinake“ me folklorin popullor ulqinak luhet në tërë skenat anembanë tokave shqiptare. Merita kryesore pa dyshim i takon kësaj figure të kulturës sonë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “747” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat