Greta Koçi është një vajzë nga Tirana, e që të gjithë e njohin si një këngëtare të mirë me një zë shumë karakteristik. Ajo që në moshën e fëmijërisë i ka kushtuar rëndësi shumë të veçantë muzikës. Greta vjen nga një familje muzikantësh, e për ndihmën dhe hapat e para të saj, ajo falënderon mamanë që e ka të diplomuar për flautë. Ndër të tjera hite të këngëtares edhe kënga e fundit “Si më Parë” u bë hit në hapësirën mbarëshqiptare
Greta është një këngëtare e mirë, e dashur dhe shumë e preferuar për publikun. Këndon një zhanër që pëlqehet nga të gjithë. Greta që në fëmijëri e donte muzikën, kështu që ajo për herë të parë del në skenë në moshën 13 vjeçe. Sigurisht që askush nuk lind i mësuar, por talenti e pastaj ushtrimet e shumta bënë që Greta të bëhet një këngëtare shumë e famshme, po ashtu të bëhet një yll i estradës tonë. Shtjefën Ujkaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “817” të revistës Koha Javore