A ka më bukur se guri?!

„Punën me gur e kam punuar me dashuri. Edhe pse më vonë kemi ardhur në Ulqin, zanatin nuk e kemi harruar. Ende edhe sot në shtëpinë time në Gjerana, punoj në kopsht, natyrisht jo më me gur, por ende jam i fortë dhe ende kujdesem për vete“, thotë ai

Ismet Karamanaga

Ulqini shtrihet buzë detit, i cili ka qenë gjithmonë damari kryesor i zemrës së tij, ashtu siç është aorta, ena që i sjell gjakun zemrës, duke i dhënë njeriut jetën. Kështu edhe Ulqini, gjatë historisë 2500-vjeçare, ka qenë dhe ende është i lidhur me detin.
Mirëpo, Ulqini ka pasur edhe rrethinën e pasur dhe njerëz punëtorë të vyeshëm, të cilët kanë punuar dhe shumë prodhime të tyre i kanë transportuar me barka dhe anije nëpër det, deri në portet e caktuara. Shumë nga këta njerëz nga fshatrat rreth Ulqinit kanë qenë gjithashtu mjeshtra të njohur, në veçanti muratorë, të cilët e kanë njohur gurin, e që unë i quaj artistë të gurit, të cilët kanë ndërtuar shumë shtëpi dhe objekte të ndryshme në Ulqin dhe më gjerë. Këtë mjeshtri e kanë lënë trashëgimi brez pas brezi deri në ditët e sotme.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “762” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat