Klaudia Kallollari që në moshë të vogël ka qenë e pasionuar pas vizatimit, veçanërisht ndaj dizenjimit të veshjeve, fashion designer e më vonë edhe ndaj fushës së fotografisë. Fotografon natyrën dhe landscape të vendeve që frekuenton, portrete, foto të jetës së përditshme, por ka dhe një dëshirë të madhe ndaj fotografive “Fashion”, e cila e mundëson të lidhë bashkë dy pasionet e saj më të mëdha: fotografin dhë dizajnin.
Klaudia Kallollari ka lindur më 16.12.1990 në qytetin e Fierit, në të cilin ka kaluar dhe fëmijërinë e saj dhe ka frekuentuar shkollën 8-vjeçare “Naim Frashëri”. Në moshën 15 vjeçare u transferua me familjen në qytetin e Tiranës, ku ka kryer gjimnazin te Shkolla e Mesme e përgjithshme “Arben Broci”. Në vitin 2014 Klaudia ka përfunduar studimet në Master Shkencor “Kimi Industriale Mjedisore” dhe prej afërsisht 1 viti punon si inxhiniere kimiste dhe mjedisi.
Sapo kam ndjekur një kurs 3 mujor për fotografinë në studio dhe terren të organizuar nga Agjencia “Grace Models Albania”, me leksione nga fotografi i njohur z. Artan Korenica
Intervistoi: Ermira Babamusta
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “781” të revistës Koha Javore