Nxis shikuesit të përballen me bukurinë dhe brishtësinë e botës

Piktorja Besa Daotti ka kryer studimet për pikturë në Akademinë e Arteve në Tetovë. Vepron si piktore akademike dhe kuratore arti në Institutin Nacional të Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku edhe jeton. Është një ndër piktoret më origjinale dhe më të fuqishme brenda dhe jashtë shtetit. Eksploron me mjeshtri në të gjitha teknikat e pikturës, si realizëm, abstraksion, kompozim, peizazh, natyrë e qetë, portret, etj. Është dekoruar me shumë çmime e mirënjohje. Në vitin 2022 u dekorua me Çmimin e Parë në pikturë në tokën e artit, në Itali. Në vitin 2023 mori pjesë në pallatin mbretëror “Vila Reale di Monza/Orangerie”- Milano, ku mori kritikun më të bukur nga kritiku i artit botëror italian, Vitorio Sgarbi, ku dhe mori ftesën për të marrë pjesë në ekspozitën e madhe të Sanremos me kritikët më të njohur të artit botëror. Në një periudhë prej shumë vitesh Besa Daotti krijoi shumë vepra arti në vaj, ku realizoi shumë ekspozita personale në botë me refleksin e trandafilave. Në vitin 2020 realizoi në Nju Jork ekspozitën personale në lartësinë e studios së fotografit të njohur botëror, Fadil Berisha dhe në “MC Gallery”- Manhatan, që ishte një sukses i fuqishëm për piktoren. Me pas, ajo vijoi në Gjermani, Itali, Egjipt, Turqi etj. Veprat e saj janë të ekspozuara në institucione të ndryshme dhe në shumë koleksione private në të gjithë botën!

Koha Javore: Besa, Ju jeni një emër i njohur në fushën e artit pamor brenda dhe jashtë shtetit ku jetoni – Maqedoni e Veriut. Për të gjithë lexuesit tonë, që mbase nuk janë mjaftueshëm të njoftuar mbi veprimtarinë Tuaj artistike, a mund të na rrëfeni mbi fillesat Tuaja, kur nisët të merreni me pikturë dhe si vazhdoi rrugëtimi Juaj?
Besa Daotti:
Sfondi i artit tim ka filluar shumë herët duke ndikuar multikulturat që kam përjetuar. Duke u rritur kanë ndikuar ndjeshëm në vizionin tim artistik dhe temat që eksploroj në punën time. Unë kam qenë gjithmonë e magjepsur nga mënyra se si bota e natyrës mund të ngjall emocione, dhe gjatë jetës time kam artikuluar këndëvështrimin tim artistik, synimet dhe qëllimet e mia si artiste, që nga herët më kanë shtyrë shumë tema, emocione apo koncepte të bëja art.

Koha Javore: Krijimtaria Juaj artistike është e gjerë dhe e larmishme. Ju eksploroni me mjeshtëri në të gjitha teknikat e pikturës si: realizëm, abstraksion, kompozim, peizazh, natyrë e qetë, portret, etj. Çfarë Ju motivon që të jeni kreative?
Besa Daotti:
Duke kombinuar këto elemente krijoj një gjuhë vizuale që i nxit shikuesit të përballen me bukurinë dhe brishtësinë e botës sonë natyrore dhe e cila ka pasur ndikim të madh për t’u tërhequr dhe formësuar në procesin tim krijues aq sa më pëlqen realizmi, gjysëmrealizmi, po aq më pëlqen edhe abstraksioni. Por, në abstraksionin tim jam minimaliste dhe në artin tim krijues unë përdor paletë ngjyrash të theksuara për të ngjallur emocion, energji dhe linja të pastra për të krijuar një tension dinamik midis kaosit dhe harmonisë. Zhvilloj tema të tjera që t’i kthehem trëndafilit me një sy të freskët dhe e përdor këtë krahasim për të zhvilluar më shumë punën time. Duke ndjekur këto hapa unë jam në gjendje të krijoj art që plotëson standardet e mia të larta. Në botën e artit, në atë që kam kaluar dhe kam arritur, nuk mbështes shprehjen “të kesh fat”, sepse arti kërkon përpjekje strategjike të bazuar në vizionin që ke, në qëllimin që ke. Të jesh e denjë për investim dhe çfarë do të thotë suksesi për ju, duke marrë parasysh forcimin e ndjekësve të artit tim.

Koha Javore: Besa, Ju konsideroheni si piktorja më origjinale dhe më e fuqishme brenda dhe jashtë shtetit. Si e vlerësoni këtë epitet pozitiv?
Besa Daotti:
Një shpërthim frymëzimi pa fund! Si artist ndjej gëzim dhe është shpërblyese kur vlerësohem në krijimtarinë time. Pavarësisht arritjeve të mia, gjithmonë përpiqem t’i qëndroj besnike vizionit tim krijues. Marrëdhëniet që kam me botën janë blloqet ndërtuese për karrierën time të suksesshme dhe rrjetet më me ndikim në komunitetin e artit. Kam qëndruar gjithmonë pranë mbëshetësve të mi dhe blerësve për t’u treguar se çfarë shkon në krijimin e punës sime, në mënyrë që ata të kuptojnë vlerën dhe çmimin e saj, por është edhe një përgjegjësi e madhe të jesh në vijën e profilit të lartë.

Koha Javore: Çdo artist profesionist i avancuar përmes ngjyrës, formës, motivit dhe teknikave të tjera pasuese (pikturës) shpalos botën e tij të mbrendshme, por edhe atë çfarë e preokupon. Çfarë përpiqeni Ju që të evidentoni me punen Tuaj artistike dhe cili është mesazhi që percillni tek masa?
Besa Daotti:
Frymëzimin ndaj të bukurës, të mirës në jetë, dhe duke parë artin tim ata të nxjerrin në pah lumturinë, edukimin, të lajnë pluhurin e përditshmërisë nga shpirti. Qëllimi im është të krijoj pjesë që janë unike dhe magjepsëse duke përcjelle një mesazh apo emocion. Kur ekspozoj punën time, gjej kohë për të shpjeguar çdo pjesë në detaje. Më pëlqen të filloj duke përshkruar konceptin që qëndron pas veprës së artit dhe pse është kuptimplotë për mua. Më pas kaloj në diskutimin e materialeve të përdorura dhe çdo teknikë unike që është përdorur. Së fundi, flas për madhësinë, ngjyrën. Unë jam në gjendje t’u jap blerësve potencialë një kuptim më të mirë të pjesëve të mia në mënyrë që ata të munden vendosin nëse është diçka që ata dëshirojnë të blejnë. Kjo i ndihmon blerësit potencialë të kuptojnë historinë që qëndron pas paletës dhe detaje të tjera që e bëjnë veprën të veçantë. Duke ofruar këtë nivel detajesh, më pëlqen të gjej pak kohë për të menduar se çfarë lloj mesazhi apo emocioni dua të përcjell me veprën e artit dhe si mund ta shpreh më mirë atë përmes punës sime.

Koha Javore: Znj. Dauti, Ju si një piktore akademike dhe kuratore arti në Institutin Nacional të Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë, na thoni sa është sot arti pamor i zhvilluar në Maqedoninë e Veriut në tërësi dhe tek shqiptarët atje në veçanti?
Besa Daotti:
Si piktore po perpiqem që arti im të bëjë qytetin një vend më të mirë. Vërshimi i njohjes ndaj artit po rritet vazhdimisht. Pozicionin që zotëroj në Institutin Nacional në Galerinë e Arteve në Tetovë – kuratore arti, po e vë në dispozicion të gjithë informacionin e duhur si për njohjet e veprave po ashtu edhe për artistët. Ne zhvillojmë debate mbi pozitën estetike të artit dhe në ditët e sotme më shumë po fuqizohet zhvillimi i artit së bashku me lëvizjet tjera artistike si: muzika, letërsia, etj, jo vetëm në Tetovë por në të gjitha vendet ballkanike, sepse ngecje të kësaj përballesh kudo në Ballkan. Por kjo pikëpamje ngadalë duhet të ndryshohet dhe për këtë punojnë artistët e vlerësuar, studiuesit e artit, por nuk i anashkaloj pikat e zemërimit qoftë ato të tregut apo vlerësimit, sepse në art zhvillimi sociokulturor është shumë i rëndësishëm dhe fryma apo klima intelektuale tek vendet tona duhet të jenë më syhapur midis estetikës, pozicioneve, shijeve apo preferencave artistike.

Koha Javore: Veprimtaria Juaj artistike njihet tashmë ndërkombëtarisht, pasi ndër vite keni ekspozuar në shumë galeri të njohura të botës si në Itali, Gjermani, Turqi, Nju Jork, Egjipt, etj, me ekspozita personale. Si ndjeheni kur emri Juaj si shqiptare lakohet përkrah emrave të mëdhenj evropianë dhe më gjerë të artit pamor?
Besa Daotti:
Më bën të ndjehem më e përkushtuar ndaj artit tim dhe ambicies sime për ta çuar artin tim në lartësi të reja, të vazhdoj të jem e hapur dhe e sinqertë në shprehjen time artistike dhe të krijoj një punë vërtetë autentike. Edhe pse kohë pas kohe ndryshoj temat dhe theksimet, por përsëri iu kthehem trëndafilave në variacione të ndryshme, duke ndryshuar këndet e shikimit. Por, ndjenja të ekspozosh artin tënd para një kritiku të famshëm, të mban zgjuar gëzimin e shpirtit, gjithashtu edhe gëzimin e trëndafilave shumëngjyrëshe. Është një ndjenjë e bukur kur skenën e artit botëror e fuqizojnë shqiptarët në çdo pjesëmarrje të rëndësishme.

Koha Javore: Si e shikoni sot statusin e piktorëve shqiptarë, a gëzojnë vlerësimin e duhur nga publiku dhe mbështetjen e merituar nga institucionet e kulturës?
Besa Daotti:
Përmes një perspektive globale mbështetjen e merituar nga institucionet e kulturës shumë pak. Piktorët përballen me shumë sfida gjatë karrierës së tyre, por sfida më e madhe dhe më e vështirë është si të mësosh të qëndrosh i motivuar dhe i frymëzuar që të krijosh vepra të reja. Për të kapërcyer këtë sfidë, më ka ndihmuar udhëtimi, leximi i librave etj, pastaj ndikon politika në politikën kulturore, pastaj pjesa ekonomike që ndikon tek blerësi e deri tek artisti, por mbi të gjitha mundohemi të mbrojmë artin.

Koha Javore: Cili është angazhimi Juaj aktual dhe a keni planifikuar të hapni ndonjë ekspozitë personale në Ulqin apo Tuz?
Besa Daotti:
Unë perveç punës si kuratore në Institutin Nacional të Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë, jam në përgatitje për ekspozitën e madhe dhe të famshme dhe me pjesëmarrës të profilit të lartë në Sanremo, dhe sa afrohen ditët aq më shumë më kaplojnë emocionet. Këto ditë kam hapur Galerinë time personale “Art Gallery Besa Daotti” në Tetovë për të mbajtur një fluks pune produktive, ku në pikturat e mia mbuloj një gamë të gjërë temash. Shumë shpejtë ndoshta përgatitem edhe për një ekspozitë të bukur në Ulqin apo në Tuz.

Koha Javore: Znj. Daotti, Ju falënderoj për këtë intervistë!
Besa Daotti:
Ju faleminderit Juve që percillni artin tim. Duke ditur që arti im ka prekur anembanë në një farë mënyre, është një nga aspektet më përmbushëse të të qenit artist! Urimet me të mira dhe shijojeni artin tim!

Intervistoi: Toni Ujkaj

Të fundit

më të lexuarat