Zhvillimin ekonomik të një vendi e përcaktojnë një sërë faktorësh të cilët i japin shtysë që të shënojë progres në ekonomi. Njëri ndër faktorët kyç që i paraprin zhvillimit ekonomik të një vendi, referuar ekspertëve ekonomikë, është edhe rritja e numrit të ndërmarrjeve të mëdha, por as ndërmarrjet e mesme dhe ato të vogla nuk përjashtohen kur bëhet fjalë një hov në zhvillimin ekonomik. Referuar zhvillimit ekonomik të trevës së Malësisë, pavarësisht se disponon me shumë resurse natyrore me vlerë, ajo mbetet ende larg vendeve me një zhvillim ekonomik të kënaqshëm. Njëri ndër shkaktarët për mos zhvillimin ekonomik të kësaj treve, është mungesa e një plani të mirëfilltë hapësinor urbanistik që i mungon këtij vendi, ashtu siç e pohon edhe këshilltari për zhvillimin ekonomik në KU të Tuzit, Emin Axhoviq, në këtë intervistë për Koha Javore. Intervistoi: t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “762” të revistës Koha Javore