Koha Javore: Në çfarë viti u themelua Shoqata e gruas “Nita” dhe si lindi ideja për jetësimin e kësaj organizata joqeveritare?
Ismeta Gjoka: Shoqata e gruas “Nita” u themelua në shkurt të vitit 2000, këtu në Tuz. Ato vite në Mal të Zi vepronin organizata joqeveritare nga fusha të ndryshme të cilat kishin përkrahje të madhe nga Bashkimi Evropian dhe financat për projekte i merrnin nga burime po të BE-së dhe nga burime të tjera. Këto organizata në atë kohë ishin të lira aq sa ka qenë e mundur kur kemi të bëjmë me vendimet dhe kreativitetin e tyre. Unë me disa kolege të atëhershme në Gjimnaz, ishim të etura për këtë liri të shprehjes së kreativitetit dhe ideve të cilat mund të bëheshin realitet. Dhe këtë mund ta bënim vetëm përmes OJQ- ve dhe kështu na lindi ideja për themelimin e kësaj shoqate, meqenëse nga këndvështrimet tona sikurse në atë kohë edhe sot ka probleme që kanë të bëjnë me pozitën e gruas, respektivisht me kuptimin e rolit të saj në shoqëri. Intervistoi: t. u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “773” të revistës Koha Javore