Elita kulturore dhe infrastruktura identitare

Haxhi Shabani lindi më 9 qershor 1963 në Anë të Malit-Ulqin. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ulqin. Fakultetin Filozofik, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Prishtinë, më 1987. Kreu studimet pasuniversitare në vitin 2006 në Fakultetin Filologjik, Degën e Gjuhës shqipe duke mbrojtur magjistraturën shkencore me titullin “Dygjuhësia te shqiptarët e Ulqinit” te mentor akademik Rexhep Ismajli. Në fushë të krijimtarisë letrare botoi tri përmbledhje me poezi: “Të kërkoj” (1995) dhe “Natë e portokalltë” (1998), “Jam ai që nuk jam” (2010) . Është përfshirë në përzgjedhjen e shkrimtarëve shqiptarë në Mal të Zi “Dritaren lëre hapur”, botuar nga Art Club, në vitin 1998. Në vitin 2011 në kuadër të librit “Pet Albanskih književnika u Crnoj Gori” ( Pesë shkrimtarë shqiptarë në Malin e Zi) botohet një përzgjedhje nga poezia e tij. Është bashkautor i librave shkollorë për klasën e pestë të shkollës fillore, “Libri më bën të ditur (libër leximi) dhe Shija e leximit (ditar i leximit), botuar në vitin 2013. Në vitin 2013 botoi librin “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur”. Në vitin 2016 boton librin me poezi të zgjedhura në gjuhën malazeze “Amerika moja”. Po gjatë këtij viti ka realizuar filmin dokumentar “Ndërmjet”, film dokumentar për shqiptarët në Malin e Zi.

Intervistoi: Toni Ujkaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “750” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat