Drejt ëndrrës së aktrimit në Amerikë

Joni Latifi është një aktor i talentuar shqiptar, lindur në Tiranë më 27 qershor 1994. Ka kryer studimet e larta dega “Administrim Biznesi” në Universitetin Europian të Tiranës. Në vitin 2016 ka lëvizur në Nju Jork, për të ndjekur ëndrrën e tij për t’u bërë aktor i “Hollivudit” dhe një yll i suksesshëm në fushën e aktrimit.
Ka marrë pjesë në reklamën e Telekom Albania dhe në videoklipin “Pa Mua” të këngëtares së njohur Eranda Libohova, fituese e festivalit “Kënga Magjike”.
Joni Latifi luan rolin “Laki” në filmin “Akuariumi”, me regji të Dhimitër Ismailaj dhe me rol kryesor Florind Belliu. Gjithashtu është protagonist i filmit “Buster” me regji nga Leandro Gualdi dhe luan në filmin “Winner winner chicken dinner” me regjisor Jun Ren.
Ndjek studimet në akademinë prestigjioze “Stella Adler Studio of Acting” në Nju Jork për aktrim, në programin me emër “Professional Conservatory”, që njihet nga më të mirët në Amerikë për pregaditje në industrinë e filmit të Nju Jorkut dhe Hollivudit

Koha Javore:Na tregoni për fillimet në fushën e aktrimit?
J.Latifi: Fillimet e mia në fushën e aktrimit kanë qënë të vështira, por s’kam hequr kurrë dorë nga pasioni im. Çdo përvojë në audicione më ka bërë më të fortë dhe më ka shtyrë për të punuar shumë e më shumë. Sidomos në Jo’në e parë që mora, kam pyetur veten, çfarë mund të jap më shumë nga vetja për të qenë i suksesshëm në qëllimet e mia. Fillova të marr disa klasa aktrimi dhe gjuhë personale për t’u përgatitur më së miri në nivelin profesional.
Suksesi arrihet me shumë punë, duke punuar fort me orë të vona dhe duke u dashuruar me punën që po bën. Dhe sa herë që fitoj një audicion më bën t’a dua më shumë punën dhe më rrit besimin në aftësitë dhe talentin tim. Nuk i mbaj shpresat te fati, por te puna dhe këmbëngulja ime për të arritur aty ku dua unë të arrij.

Koha Javore: Me cilat projekte po merreni tani?
J.Latifi: Momentalisht marr audicione ose rol direkt nga dy agjencitë më të mëdha në Nju Jork. Tani po merrem me audicione të shumta, por konkretisht po punoj për një film, me regjisorin e njohur shqiptar, Dhimitër Ismailaj dhe me aktorin e talentuar Florind Belliu. Film është me metrazh të shkurtër i quajtur “Akuariumi”. Shpresojmë t’a xhirojmë në fillimet e vitit 2018. Do jetë dramë / romancë.

 

Bisedoi: Ermira Babamusta

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “797” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat