Figurë emblematike e diasporës

Para pak ditësh, konkretisht më 31 Maj 2017, në Nju Jork, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Prelë N. Sinishtaj, duke lënë të pikëlluar e të vetmuar, jo vetëm familjen e ngushtë, të shoqen Pashkën, të bijat Norën dhe Linën, vëllaun e motrat, apo vëllazërinë e gjerë, por të gjithë komunitetin shqiptar, dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Prelë Sinishtaj do të mbetet si figurë emblematike e diasporës sonë, figurë që do t’i mungojë çdo takimi apo shoqërie ku mblidhej. Ishte një aktivist i papritueshëm, një donator zemërgjerë pothuajse i pashoq, si në aksione bamirëse për skamnorë apo studentë, ashtu edhe në aksione për luftë e për ndërtimin e Kosovës. Ishte një ndër aktivistët më të dalluar të fondacionit “Vendlindja Thërret”, i cili grumbulloi fonde të shumta për përkrahjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte pjesëmarrës i shumë aktiviteteve që kishin për qëllim edhe raujtjen e identitetit këtu në Amerikë, përmes punës në Këshillin e kishës, apo angazhimit për botimin e librave në gjuhën shqipe. Përkrahu botime e aktivitete, përkrahu intelektualë në Malësi, Kosovë e Shqipëri. Por, duhet veçuar edhe faktin se Prela përkrahu dhe mëkëmbi familjen e vet në Malësi. Dr. Pashko R. Camaj

Të fundit

më të lexuarat