Tregues se Kosova ka të ardhme

Kosovarët kanë treguar pjekuri politike gjatë gjithë historisë, anipse fati nuk ishte gjithmonë në anën e tyre. Në kohën e shtypjes dhe të okupimit, kur ishte pothuajse e pamundur të organizonin zgjedhje të lira, zgjodhën një udhëheqës të urtë dhe pacifist që kishte një mbështetje gjithëpopullore dhe diti ta ruaj popullin e vet nga skenarët e ndryshëm antishqiptarë, duke e udhëhequr atë drejt lirisë dhe pavarësisë. Sot kosovarët mbështesin një ndryshim, një frymë që buron nga pjesa më e rëndësishme e popullsisë - të rinjtë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që u mbajtën më 14 shkurt, treguan edhe një herë se Republika e Kosovës ka një ardhmëri, sepse ka njerëz që dinë shumë mirë si të reagojnë në momente të rëndësishme historike. Një fitore e Lëvizjes Vetëvendosje! pritej gjithsesi, por një rezultat kaq i lartë jo se nuk pritej, por ishte vështirë të imagjinohej, sidomos duke pasur parasysh rrëzimin e qeverisë dhe angazhimin e të gjitha partive kundër kësaj partie. Pastaj edhe pesha politike e Vjosa Osmanit në LDK nuk njihej aq mirë, duke patur parasysh se disa nga figurat e rëndësishme që mund të ishin me peshë politike nuk iu bashkuan asaj. Por ndodhi ajo që dihet: LDK mori ndëshkimin e madh për shkak të largimit të zonjës Osmani. Pra, LDK-ja nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë, duke dështuar edhe në bastionet e saj.
Rrëzimi i Qeverisë “Kurti 1” ishte një maskaradë politike dhe manipulim zgjedhor, por pupulli i Kosovës e mbajti mend dhe i ndëshkoi me votë në këto zgjedhje. Çdo kohë ka heronjtë e vet. Edhe kjo kohë ka dy personalitete që sot sytë e kosovarëve plot shpresë janë drejtuar nga ata: Albini dhe Vjosa.

Një mbështetës i fuqishëm i shoqërisë kosovare është diaspora e saj, e cila bëri dhe po bën të pamundurën duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit të vet. Kjo diasporë, aq e përkushtuar për vendin dhe të ardhmen e tij, mund të krahasohet me diasporën izraelite, e cila bëri të mundur që shteti i tyre të ekzistojë dhe të zhvillohet në një hapësirë krejtësisht armiqësore

Me sa duket, as ky duet dhe as njerëz të tjerë të njohur në listën e LVV-së nuk janë persona me ambicie megalomane për pasuri. Por janë politikanë të cilët mund të jenë të suksesshëm në çdo vend perëndimor me një demokraci të konsoliduar. Kjo i dallon ata nga paraardhësit e tyre, të cilët nuk kanë bërë asgjë kundër varfërisë dhe janë përgjegjës për korrupsionin, duke keqpërdorur paratë publike dhe ky korrupsion është përhapur në vend në të gjitha poret e jetës. Shndërrimi i suksesit zgjedhor në sukses në qeverisje është kusht për jetëgjatësinë e kësaj liste votuese në të ardhmen. Slogani i saj “Krejt dhe drejt” duhet të zbatohet në mënyrë që të kryhen reformat në drejtësi dhe të luftohet papunësia dhe korrupsioni. Kjo mund të arrihet duke reformuar të gjitha fushat, për të mbajtur dhe siguruar funksionimin e shtetit. Nuk dihet ende se me cilat sfida do të përballet koalicioni fitimtar në formimin e një qeverie dhe zgjedhjen e presidentit, por këto janë çështje që duhet të trajtohen me kujdes dhe seriozitet.
Kosovarët kanë treguar pjekuri politike gjatë gjithë historisë, anipse fati nuk ishte gjithmonë në anën e tyre. Në kohën e shtypjes dhe të okupimit, kur ishte pothuajse e pamundur të organizonin zgjedhje të lira, zgjodhën një udhëheqës të urtë dhe pacifist që kishte një mbështetje gjithëpopullore dhe diti ta ruaj popullin e vet nga skenarët e ndryshëm antishqiptarë, duke e udhëhequr atë drejt lirisë dhe pavarësisë. Sot kosovarët mbështesin një ndryshim, një frymë që buron nga pjesa më e rëndësishme e popullsisë – të rinjtë. Kjo frymë duhet të jetë ajo e cila do të ndryshojë “krejt dhe drejt” për të hapur horizonte të reja perspektive. Shumica e kosovarëve tani besojnë se vetëm me Abinin kryeministër dhe Vjosën presidente, ndryshimi shoqëror i shumëpritur mund të kryhet dhe mirëqenia sociale të përmirësohet.
Një mbështetës i fuqishëm i shoqërisë kosovare është diaspora e saj, e cila bëri dhe po bën të pamundurën duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit të vet. Kjo diasporë, aq e përkushtuar për vendin dhe të ardhmen e tij, mund të krahasohet me diasporën izraelite, e cila bëri të mundur që shteti i tyre të ekzistojë dhe të zhvillohet në një hapësirë krejtësisht armiqësore.

Rrëzimi i Qeverisë “Kurti 1” ishte një maskaradë politike dhe manipulim zgjedhor, por pupulli i Kosovës e mbajti mend dhe i ndëshkoi me votë në këto zgjedhje. Çdo kohë ka heronjtë e vet. Edhe kjo kohë ka dy personalitete që sot sytë e kosovarëve plot shpresë janë drejtuar nga ata: Albini dhe Vjosa

Rëndësinë dhe seriozitetin e këtyre zgjedhjeve e tregon edhe rasti i një gruaje të moshës 107 vjeçe, që voton me shpresë për ndryshim dhe për të mirën e vendit. Sigurisht, pritjet janë të mëdha. Së pari, këto zgjedhje duhet të shihen si një mundësi për fituesin për të bërë ndryshime, por edhe për humbësin për t’u reformuar duke u çliruar nga uzurpatorët e pozitave të larta, për t’u kthyer sërish në një subjekt politik serioz dhe konkurrues në skenën politike. Qeverisja e mirë kërkon kundërshtim të arsyeshëm dhe konstruktiv.
Udhëheqja e re do të ketë sfida të panumërta, por kur ekziston vullneti dhe dëshira për të punuar për shtetin dhe jo për kapjen e tij, rezultatet patjetër që do të shihen. Trajtimi i temave duhet të jetë serioz dhe profesional. Problemet mund të zgjidhen vetëm me njerëz të përgjegjshëm dhe kompetentë. Mbështetja dhe besimi te fuqitë perëndimore, SHBA dhe BE, dhe integrimi në strukturat euro-atlantike, duhet të jenë qëllim i përhershëm dhe prioritet i politikës së jashtme.
Punë të mbarë dhe ju priftë e mbara!

Të fundit

më të lexuarat