
Kur flasim për shkollën dhe funksionin që ajo ka, gjithmonë shtrohet pyetja: shkolla tradicionale apo ajo moderne (e reformuar)?
Pikërisht, pra, do të flasim për konceptin e shkollës tradicionale dha të asaj moderne që dita-ditës e më shumë po e hasim në përditshmërinë tonë. Thënë ndryshe, shkolla moderne është një kundërvënie e asaj që deri dje ishte tradicionale.
Jeta e njeriut gjatë kohës ka ndryshuar shumë, varësisht nga vendi, mjedisi apo shoqëria për të cilën flasim. Edhe edukimi është një sistem shumë i gjerë dhe i larmishëm, i cili nuk mund të jetë asnjëherë i dhënë në mënyrë përfundimtare dhe i pandryshueshëm. Ai ka nevojë për përmirësim dhe punë të vazhdushme për të gjithë ata që marrin pjesë në këtë fushë.
Koncepti i shkollave tradicionale – janë institucione të mbyllura, mësimdhënësi është në qendër të vëmendjes, personazhi kryesor, ka në fokus përmbajtjen dhe mësimdhënien, mbështetet në strukturim, pra ka një strukturë të ngurtë me klasa të vogla, të mbingarkuara me orendi, me mure katrore dhe ngjyra të zbehta që synonin të nxirrnin në pah epërsinë e veprimit të mësuesit në mjedisin e mësimdhënies. Kjo lloj shkolle bazohet në idenë që nxënësi duhet të integrohet në botë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke siguruar kështu njohuri abstrakte, skematike dhe verbale.
Shkolla tradicionale konsiderohet si nje sistem i ngurtë, jo shumë dinamik, që i distancon mësuesit nga nxënësit e tyre. Për më tepër, ata e konsiderojnë atë si një praktikë që nuk lejon spontanitet e as nuk promovon risi.
Shkollat moderne janë të hapura, të zhurmshme dhe ndonjëherë duken si qendra kaotike aktivitetesh, për shkak të lirisë së madhe të nxënësve dhe mësuesve. Në këto shkolla roli i mësuesit ndryshon nga ajo tradicionalja. Tani mësuesi është vetëm në rolin e një udhëheqësi mësimor duke e nxitur dhe udhëhequr nxënësin drejt mësimit aktiv. Kjo shkollë eliminon metodën e mësimit mekanik dhe kërkon nga mësimdhënësi angazhim të pandërprerë gjatë gjithë kohës
Në ditët e sotme mësimdhënia nuk ndodh vetëm në shkollë dhe në mjediset e saj tradicionale, por edhe në mjediset e tjera brenda dhe jashtë saj, të pajisura me mjete teknologjike, ato për informim e komunikim, në mjediset ku mundësohet ndërveprimi dhe ku janë krijuar të gjitha kushtet për të mësuar. Duke jetuar në këtë epokë të shoqërisë mund të mësohet në shkollë dhe jashtë saj, gjatë gjithë jetës.
Koncepti i shkollave moderne – janë institucione fleksibël që zbatojnë forma të ndryshme për arritjen e synimeve të edukimit. Kjo shkollë po evoluon me hapa të shpejtë nga shkolla tradicionale dhe kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimit të konceptit të edukimit. Këto shkolla janë të hapura, të zhurmshme dhe ndonjëherë duken si qendra kaotike aktivitetesh, për shkak të lirisë së madhe të nxënësve dhe mësuesve. Në këto shkolla roli i mësuesit ndryshon nga ajo tradicionalja. Tani mësuesi është vetëm në rolin e një udhëheqësi mësimor duke e nxitur dhe udhëhequr nxënësin drejt mësimit aktiv. Kjo shkollë eliminon metodën e mësimit mekanik dhe kërkon nga mësimdhënësi angazhim të pandërprerë gjatë gjithë kohës. Po ashtu kjo shkollë kërkon kushte adekuate të parapara për mësimin e suksesshëm.
Krahas këtyre dallimeve të shprehura më lart lidhur me shkollën tradicionale dhe atë moderne, pa dyshim që ka dhe të tjera të cilat janë vërtetuar nga hulumtues të tjerë. Kuptohet se ndryshimet janë të mëdha edhe pse mund të arrijmë në përfundimin se shkolla tradicionale i ka vlerat e veta. Ajo as sot nuk është e çrrënjosur për arsye se në arsim ende punojnë mësimdhënësit e metodës tradicionale.
Megjithatë, nëpërmjet reformës arsimore, shkolla moderne ka një rol kryesor në fushën e arsimit dhe po zhvillohet me një vrull të shpejtë duke u integruar në mënyrën më të mirë të mundshme.
