Rizgjedhja e Putinit dhe reagimi i Perëndimit

Mediat amerikane dhe anëtarë të Kongresit amerikan kanë shpërthyer me komente të ashpra në lidhje me lajmin se para disa ditësh, Presidenti Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Putin, ndër të tjera, për t’i uruar atij rizgjedhjen në atë detyrë, për një mandat tjetër

Për Koha Javore: Frank Shkreli Nju Jork

Shtëpia e Bardhë e mbrojti Presidentin Trump. Sikur donte ta justifikonte urimin që Presidenti Trump i bëri Vladimir Putinit për fitoren e tij, Zëdhënsja e Presidentit, Sarah Sanders, u tha gazetarëve se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte i vetëm në këtë gjest, pasi ai “Iu bashkua udhëheqësve të vendeve të tjera që bënë të njëjtin urim, Gjermania dhe Franca uruan fitoren e Putinit”, tha ajo dhe shtoi se edhe “Presidenti Obama kishte bërë të njëjtën gjë në vitin 2012”, duke i uruar Putinit fitoren e atëhershme, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Por gazeta Uashington Post, citon zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të kenë thënë se këshilltarët e Sigurisë Kombëtare i kishin thënë presidentit Trump që të mos uronte Putinin për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit, por siç duket presidenti Trump injoroi këshillat e tyre dhe në bisedë e sipër me shefin e Kremlinit e uroi atë për fitoren e tij.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “808” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat