Qeveri e mrekullueshme

Qëllimi i propagandës nuk është të bindë, as të informojë, por të përulë. Që gënjeshtra të pranohet me të duhet bashkëpunuar dhe në njëfarë mënyre njeriu bëhet gënjeshtar e i keq. Një shoqëri e tillë është e lehtë të kontrollohet

Astrit Lulushi

Kur njerëzit detyrohen të heshtin kur u thuhen gënjeshtra, ose, edhe më keq, kur janë të detyruar të përsërisin vetë gënjeshtrën, ata humbasin njëherë e përgjithmonë ndjenjën e ndershmërisë. Qëllimi i propagandës nuk është të bindë, as të informojë, por të përulë. Që gënjeshtra të pranohet me të duhet bashkëpunuar dhe në një farë mënyre njeriu bëhet gënjeshtar e i keq. Një shoqëri e tillë është e lehtë të kontrollohet.
Nuk ka nënshtrim më të përsosur sesa ta bindësh njeriun se liria është e lehtë të arrihet, se ajo vjen vetë, dhe s’ke nevojë të bësh përpjekje për ta arritur.
Është vepra që mëson, jo emri që i japim. Vrasja dhe dënimi me vdekje, thotë George Bernard Shaw, nuk janë kundërshtarë që anulojnë njëri tjetrin, por të ngjashëm, që prodhojnë llojin e tyre. Po ashtu edhe totalitarizmi fillon të përbuzë atë që kemi, prandaj njerëzit fshehin pasurinë e tyre, duke dalë të gjithë të varfër.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “827” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat