Praktikë që minon profesionalizmin dhe konkurrencën

Vetëm gjatë shpalljes së zgjedhjeve të fundit parlamentare në Malin e Zi, sipas të dhënave zyrtare, organet e administratës shtetërore, vetëqeverisjet lokale, institucionet publike dhe fondet shtetërore kanë nënshkruar 13 460 vendime për punësim

Ali Salaj

Zyrtarët malazezë për herë të parë shfaqën “shqetësimin” e tyre për punësimet dhe rekrutimet partiake duke ravijëzuar se “kjo praktikë duhet të ndërpritet, sepse do të fundosemi edhe më tej, pasi që janë tejkaluar të gjithë kufijtë” (Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike).

Komuna e Ulqinit është shembulli më i keq, ku monopoli i partive ka shkaktuar ngulfatjen e administratës, duke i shumëfishuar vendet e punës sipas përkatësisë partiake. Nëse në një zyrë të komunës ku punojnë pesë vetë do të identifikonim përkatësinë e tyre partiake, do të dilnin po aq parti. Kjo tregon se partitë politike në pushtetin vendor imponuan mendësi në baza partiake dhe familjare, duke minuar njëherë e përgjithmonë meritokracinë, profesionalizmin dhe konkurrencën


Pse për këtë dukuri korruptive të shkëmbimit të votave me punësime dhe poste, autoritetet më të larta malazeze po flasin kaq hapur dhe me një transparencë të habitshme?
Jo nga fakti se këta zyrtarë tentojnë seriozisht ta luftojnë këtë dukuri, por trysnia e rekomandimeve të BE-së është rritur aq shumë saqë kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe efikase të këtij problemi, posaçërisht në kuadër të pushtetit vendor, ku është trefishuar numri i të punësuarve përmes linjave partiake. Komisioni Evropian dy herë e ka refuzuar një zgjidhje që qeveria aktuale e Malit të Zi e kishte dërguar me qëllim të zvogëlimit të numrit të të punësuarve në aparatin shtetëror për 20 për qind. Mirëpo, Brukseli është kategorik dhe nuk lejon që administrata publike më burokratike të racionalizohet.
Në arsyetimin e tyre krahasues, këta zyrtarë përpiqen ta fajësojnë të kaluarën, kur në pushtet ishte Partia Demokratike Socialiste, që këtë formë të punësimit e kishte shumë identifikuese dhe të sistemuar nëpër disa nivele. Megjithatë, kur në vitin 2020 erdhën në pushtet strukturat e reja, edhe ata nxituan ta ngarkojnë administratën dhe institucionet publike më shumë se ndonjëherë më parë. Ata u sollën si pronarë të shtetit, të cilët mbajnë çelësat e sektorit publik.
Vetëm gjatë shpalljes së zgjedhjeve të fundit parlamentare në Malin e Zi, sipas të dhënave zyrtare, organet e administratës shtetërore, vetëqeverisjet lokale, institucionet publike dhe fondet shtetërore kanë nënshkruar 13 460 vendime për punësim.
Aktivitetet në kontekst të zgjedhjeve në nivel vendor dhe qendror u intensifikuan sidomos gjatë qeverisë së Dritan Abazoviqit, ku u stërngarkua administrata dhe institucionet publike me militantë partiakë.

Aktivitetet në kontekst të zgjedhjeve në nivel vendor dhe qendror u intensifikuan sidomos gjatë qeverisë së Dritan Abazoviqit, ku u stërngarkua administrata dhe institucionet publike me militantë partiakë. Përveç pozitave të larta si drejtorë të institucioneve shoqërore, arsimore dhe shëndetësore, janë punësuar shumë militantë politikë nëpër pozita të ndryshme në administratën civile


Përveç pozitave të larta si drejtorë të institucioneve shoqërore, arsimore dhe shëndetësore, janë punësuar shumë militantë politikë nëpër pozita të ndryshme në administratën civile.
Ngjashëm kanë vepruar edhe zyrtarët e tjerë vendorë, për të cilët ende sot vazhdon procesi gjyqësor, siç është rasti me ish-kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq. Prokurori me këtë rast ka urdhëruar rishikimin e kontratave të punës së përkohshme dhe në vepër për 90 punëtorë, pavarësisht se kur janë nënshkruar.
Komuna e Ulqinit është shembulli më i keq ku monopoli i partive ka shkaktuar ngulfatjen e administratës, duke i shumëfishuar vendet e punës sipas përkatësisë partiake. Nëse në një zyrë të komunës ku punojnë pesë vetë do të identifikonim përkatësinë e tyre partiake, do të dilnin po aq parti. Kjo tregon se partitë politike në pushtetin vendor imponuan mendësi në baza partiake dhe familjare duke minuar njëherë e përgjithmonë meritokracinë, profesionalizmin dhe konkurrencën.

Të fundit

më të lexuarat