
Çdo vit i ri bart me vete edhe shpresën dhe dëshirat për një vit më të mirë se viti paraprak. Por larg atyre urimeve formale që i bëjmë, një mjegullnajë e vërtetë shfaqet para syve tanë në të gjitha aspektet, ku askush nuk mund të japë përgjigje bindëse.
Jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt. Siguria në nivelin global është në nivelin më të ulët, me një Rusi që vazhdimisht kërcënon të fillojë konfliktin me Ukrainën dhe këdo tjetër që do t’i kundërvihet në ekspansionin e saj.
Mali i Zi ka hyrë në vitin 2022 me një krizë politike të theksuar, zgjidhja e së cilës ngjason me Nyjën Gordiane. Pakicat, që jo rrallëherë shikohen me dyshim për lojalitetin e tyre ndaj Malit të Zi, kanë marrë rolin e shpëtimtarit në zgjidhjen e krizës politike. Në fushën e ekonomisë, qeveria e Malit të Zi ka ndërmarrë reformën e pagëzuar “Evropa Tani”, një plan ambicioz dhe tërheqës për masën, por që në vetvete rrezikon të çojë në përsëritjen e skenarit grek
Ballkani i trazuar, i njohur tradicionalisht si fuçi baruti, me potencial shpërthimi konfliktesh të reja, me një Serbi hegjemoniste që nga njëra anë përpiqet të tregohet bashkëpunuese përmes projektit Ballkani i Hapur, por që në të vërtetë synon të realizojë synimet e saj të vërteta përmes projektit hegjemonist, të riemërtuar Bota Serbe. Serbia e trimëruar dhe e nxitur nga Rusia, me një Kishë Ortodokse Serbe si instrument të saj, e cila ka kohë që ka dalë nga binarët e fesë.
Kemi lënë pas edhe një vit të vështirë pandemik, por fundi i pandemisë nuk duket! Ekspertët shëndetësorë përpiqen të na bindin me vendimet e tyre shpesh absurde për përballjen e pandemisë. Pas dy viteve njerëzit e sfilitur pyesin se a do të jetë ky viti i përfundimit të pandemisë?!
Pabarazia në nivel botëror është rritur, ku më të pasurit e kanë rritur (dyfishuar) pasurinë gjatë pandemisë, ndërkohë që është rritur përqindja e të varfërve. E gjithe kjo ngre dyshime të mëdha, që askush nuk mund t’i argumentojë.
Qeveritë janë bërë më autokratike duke shfrytëzuar situatën me pandeminë. Edhe vendet me demokraci të zhvilluar kanë bërë hapa pas në respektimin e të drejtave të njeriut.
Kemi lënë pas edhe një vit të vështirë pandemik, por fundi i pandemisë nuk duket! Ekspertët shëndetësorë përpiqen të na bindin me vendimet e tyre shpesh absurde për përballjen e pandemisë. Pas dy viteve njerëzit e sfilitur pyesin se a do të jetë ky viti i përfundimit të pandemisë?!
Si pasojë e gjithë kësaj situate janë rritur teoritë konspirative dhe numri i atyre që besojnë në teoritë konspirative për shkak të shumë dyshimeve që ekzistojnë.
Mali i Zi ka hyrë në vitin 2022 me një krizë politike të theksuar, zgjidhja e së cilës ngjason me Nyjën Gordiane. Pakicat, që jo rrallëherë shikohen me dyshim për lojalitetin e tyre ndaj Malit të Zi, kanë marrë rolin e shpëtimtarit në zgjidhjen e krizës politike. Në fushën e ekonomisë, qeveria e Malit të Zi ka ndërmarrë reformën e pagëzuar “Evropa Tani”, një plan ambicioz dhe tërheqës për masën, por që në vetvete rrezikon të çojë në përsëritjen e skenarit grek. Ndërkohë rritja e çmimeve të pothuajse të gjitha produkteve nuk ka të ndalur!
Për rrjedhojë, në vend të shpresës, një mjegullnajë e mbështjellur me pasigurinë në fushën e sigurisë, politikës, ekonomisë, atë sociale etj. vërtitet në mendjet dhe mbi kokat tona në këtë vit që sapo kemi hyrë.