
Mediat e Beogradit janë të specializuara për të ndjekur politikën luftënxitëse dhe hegjemoniste ndaj vendeve dhe popujve në rajonin e Ballkanit. Ato gati në tërësi janë në shërbim të qëllimeve politike të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe të shërbimit të tij sekret.
Komunikimi në këto media, në mënyrë të veçantë nxit dhe ndez anët e errëta të natyrës njerëzore, duke i shndërruar lexuesin dhe shikuesin në viktima të manipulimit.
Presidenti Vuçiq njihet si një manipulues autentik i mediave serbe, i cili veprimtarinë në këtë fushë e nisi në prag të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, ku në Banja Luka i trajnoi mediat lokale serbe me metodën e shtrembërimit të fakteve dhe dezinformimit për të vazhduar si ministër për Informim i Milosheviqit e deri më sot si president, ku gati të gjitha mediat në Serbi i përdor si instrument politik.
Në shërbim të Vuçiqit janë rreshtuar gati të gjitha mediat private dhe publike (Informer, Telegraf, Kurir, Novosti, B92, Kosovo online, Borba, Politika, RTS etj.), pronarët e të cilave kanë lidhje të veçanta me pushtetin, ose siç bën të ditur hulumtimi i BIRN, janë oligarkët e tij.
Disa prej këtyre mediave në gjuhën shqipe, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, veprojnë brenda territorit të Serbisë si në Vranje, Nish, Pazar të Ri dhe në disa qytete të tjera. Këto portale kontrollohen nga sigurimi serb dhe ndihmojnë në nxitjen e ambientit të urrejtjes dhe frikës duke sulmuar parimet qytetare për të nxitur dhunën etnike
Të punësuarit në Informer në vazhdimësi kanë dëshmuar se disa nga tekstet kryesore të kësaj medie i shkruan vet presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Këto janë media të shkollës ruse dhe nën ndikimin e Kishës Ortodokse, ku disa prej gazetarëve bëjnë kryq para se të shkruajnë lajmin!
Këto media, që për bazë e kanë lajmin e rremë, dezinformatën dhe propagandën, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, kanë gjetur hapësirë edhe në mediat në gjuhën shqipe që veprojnë në hapësirën mbarëshqiptare.
Shumë media në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë të Veriut dhe në Mal të Zi, bëhen pre e propagandës serbe dhe ruse përmes shpërndarjes së këtyre lajmeve duke shkaktuar huti dhe konfuzion në opinion.
Duke iu referuar lajmeve tendencioze në mediat serbe, disa mjete të informimit në gjuhën shqipe, e sidomos portalet, në mënyrë të (pa)vetëdijshme i transmetojnë ato. Ky transmetim bëhet për ta diskretituar kundërshtarin politik (pozitë-opozitë), ose për të sulmuar pa bazë qeveritë dhe performancat e tyre në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo formë e informimit shkakton urrejtje dhe inate të skajshme dhe i motivon militantët partiakë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e ndonjë subjekti politik duke e shpërfillë interesin kombëtar.
Këto media, që për bazë e kanë lajmin e rremë, dezinformatën dhe propagandën, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, kanë gjetur hapësirë edhe në mediat në gjuhën shqipe që veprojnë në hapësirën mbarëshqiptare.
Shumë media në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë të Veriut dhe në Mal të Zi bëhen pre e propagandës serbe dhe ruse përmes shpërndarjes së këtyre lajmeve duke shkaktuar huti dhe konfuzion në opinion
Në këtë mënyrë këto media sociale vihen në shërbim të grupimeve të caktuara politike dhe instrumentalizohen për hesape të interesave të huaja.
Disa prej këtyre mediave në gjuhën shqipe, sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, veprojnë brenda territorit të Serbisë si në Vranje, Nish, Pazar të Ri, dhe në disa qytete të tjera. Këto portale kontrollohen nga sigurimi serb dhe ndihmojnë në nxitjen e ambientit të urrejtjes dhe frikës duke sulmuar parimet qytetare për të nxitur dhunën etnike.
Këto portale përdoren si trampolinë për të transmetuar lajmin e rremë dhe për t’u qasur sa më lehtë në lojën e pushtetit politik serb.
Kjo lojë me opinionin publik ka për qëllim maskimin e apetitit për pushtim si shqetësim për mbrojtjen e pakicave të tyre. Është ky identiteti viktimizues i serbëve që është bërë traditë e kulturës së tyre dhe e Kishës Ortodokse Serbe, të cilin analisti i njohur Paskal Brukner në librin e tij “The Temptation of Innocence: Living in the Age of Entitlement” e cilëson si “laborator i Serbisë për fabrikimin e historisë”.