Lufta ruso-ukrainase dhe kali i trojës në Ballkan

Por, shokë lojalë Putini ka edhe mes politikanëve dhe qytetarëve të Malit të Zi. Përfaqësues të partive proserbe qartazi shprehën përkrahje për Rusinë në emër të idealeve, gjë që i bëri ata të arsyetojnë një sulm agresiv ndaj një shteti të pavarur. Sa patetike është të arsyetosh një sulm të tillë, përderisa gjithë kohën të thirresh në të drejtë dhe drejtësi! Po ashtu, ka qytetarë të respektuar dhe “intelektualë të lartë” që i shpalosin hapur qëndrimet e tyre përkrahëse për Putinin. Kjo është kohë e mirë për të ndarë shapin nga sheqeri dhe për të parë ku qëndrojmë si shoqëri. Ata që janë përkrahës të agresorit, po patën rastin bëhen edhe vet agresorë të pamëshirshëm, prandaj është mirë t’i mbajmë mend

Qani Osmani

Në këtë kohë kur vlerat demokratike dhe qytetërimi evropian dhe e botëror po sulmohet në mënyrë më barbare nga makineria ushtarake e regjimit kriminal të Rusisë, puna më e mençur dhe e dobishme për interesin kombëtar të shqiptarëve është rreshtimi përkrah popullit liridashës të Ukrainës, veprimi në një frymë me popujt dhe vendet demokratike kundër krimeve e barbarive ushtarake ruse në Ukrainë, solidarizimi dhe ndihma në të gjitha format me popullin e Ukrainës, i cili këto ditë po përjeton krimet dhe gjenocidin e tmerrshëm, siç e ka përjetuar më parë edhe populli shqiptar, së paku në dy shekujt e fundit, nga regjimi okupator i Serbisë në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare.
Pas muajve të tërë të qëndrimit përreth kufijve të Ukrainës, ushtria ruse e sulmoi atë nga të katër anët – nga toka, qielli e deti. Është ky hapi të cilin shtetet perëndimore e paralajmëruan prej kohësh, kurse Rusia e mohoi, duke e prezantuar grumbullimin e armatimit dhe ushtarëve përreth Ukrainës si një manovër të zakonshme të bërë bashkë me aleaten e saj besnike, Bjellorusinë.
Putini e mashtroi botën edhe ditën kur e nënshkroi dekretin për njohjen e pavarësisë së dy krahinave separatiste ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, duke ushqyer shpresën e botës se me kaq do të përfundojë invazionin. Por, tash 12 ditë, ai kryen sulme të fuqishme artilerike duke mos e bërë dallimin ndërmjet infrastrukturës së armatës ukrainase dhe spitaleve, shkollave e objekteve të banimit në qytetet e mëdha si Kievi, Odesa…

Me këtë rast, një punë e dobishme nga shqiptarët që e duan lirinë, kombin dhe shtetin e tyre, duhet të jetë kujdesi permanent edhe nga bandat kriminale vendëse, të cilat në mënyrë të hapur ose të sofistikuar janë në anën e kundër të historisë, janë me armikun e shqiptarëve dhe të qytetërimit evropian. Këto banda të kuqe rusomanë në media dhe rrjetet sociale, si gjithmonë mundohet të ngre krye edhe në këto rrethana, për ta njollosur dhe kompromentuar kombin shqiptar para botës dhe para historisë


Këtë fashizëm të nxitur nga një mendje skizofrenike bota e ndoqi fillimisht e nemitur nga frika e një lufte eventuale bërthamore që mund ta zhdukë jetën në planetin Tokë. Por në momentin kur Putini vuri në gatishmëri të lartë armët bërthamore, ajo (bota) u zgjua, e ndëshkoi agresorin me sanksione të rrepta, nisi ta furnizojë ushtrinë ukrainase me armë moderne mbrojtëse dhe t’ia thyejë dhëmbët një nga një, në radhë të parë falë heroizmit të pashoq që tregojnë vetë ukrainasit e gatshëm të vdesin për lirinë dhe atdheun e tyre.
Kjo rezistencë e fortë dhe e papritur , ka ndalur përparimin e ushtrisë ruse dhe e ka dëmtuar atë duke ia shkatërruar armatimet e rënda dhe duke i vrarë e zënë robër mijëra ushtarë të shastisura, që pandehën se ukrainasit do t’i presin me lule. Sidoqoftë, betejat serioze posa kanë filluar dhe ka shumë gjasa që lufta të përhapet papritur edhe në vendet tjera evropiane, sepse diktatori rus ashiqare është budallepsur fare dhe sepse një tërheqje me turp nga fronti i luftës që e nxiti vetë do të shënonte fundin e karrierës së tij politike.
Dhe, sado që shtetet tjera evropiane janë bërë një me SHBA-në në dhënien fund të kësaj tragjedie që, sa çel e mbyll sytë bëri refugjatë lufte miliona njerëz të pafajshëm, gjithsecili gjen kohë për t’u kujdesur edhe për vetveten. Ata pastrojnë armët ekzistuese, blejnë me të madhe armë mbrojtëse prej më të fortëve, sigurojnë ushqimet më të domosdoshme për një periudhë të pacaktuar kohore, siç dihet, Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit e gati 30% të drithërave të botës.
Ata e dinë se gjëja e parë që t’i ndodhë njerëzimit pas përshkallëzimit eventual të konfliktit, do të jetë mungesa e ushqimeve dhe karburanteve, prandaj janë syçelë. Kështu veprojnë të gjithë, hiq ca shtete si Shqipëria jonë që nuk mërzitet dhe mbrojtjen e atdheut e lë në duart e të tjerëve. Të shpresojmë se kjo është pasojë e shqetësimit të pësuar për shkak të përfundimit të edicionit të Big Brother dhe pamundësisë për të vëzhguar gjithë natën e lume, kush me kë do të puthet, kush kë do ta tradhtojë etj.
Për habinë e habive të Zotit, posa u zbut pak shqetësimi i lartpërmendur dhe nisi emitimi i debateve më serioze për pasojat e mundshme që mund të ketë edhe në viset tona nga konflikti ruso-ukrainas, dolën në shesh mediat dhe gazetarucët serbofilë, të cilët nga 100 herë në ditë e përsërisin lajmin: “OKB votoi rezolutën për ndërprerjen e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, kurse Serbia votoi PRO”. Kaq iu deshtë për tu futur brenda kllapave faktin se Serbia e Vuçiqit është aleatja e vetme serioze e Putinit në kontinentin evropian, se ajo deklaron pro forma se është edhe me vëllain rus edhe me ukrainasit, por nuk përkrah në asnjë mënyrë sanksionet kundër agresorit, sepse është kryekëput proputiniste, sepse për momentin ka drojë nga humbja e Putinit se ndryshe nuk do ta ulte bishtin, po do t’ua mësynte jo vetëm tokave shqiptare por edhe ballkanike me plot kuaj troje.
Por shokë luajalë Putini ka edhe mes politikanëve dhe qytetarëve të Malit të Zi. Përfaqësues të partive proserbe qartazi shprehën përkrahje për Rusinë në emër të idealeve, gjë që i bëri ata të arsyetojnë një sulm agresor ndaj një shteti të pavarur. Sa patetike të arsyetosh një sulm të tillë ndërsa gjithë kohën të thirresh në të drejtë dhe drejtësi! Po ashtu, ka qytetarë të respektuar dhe “intelektualë të lartë” që i shpalosin hapur qëndrimet e tyre përkrahëse për Putinin. Kjo është kohë e mirë për të ndarë shapin nga sheqeri dhe për të parë ku qëndrojmë si shoqëri. Ata që janë përkrahës të agresorit, po patën rastin bëhen edhe vet agresorë të pamëshirshëm, prandaj është mirë t’i mbajmë mend.
Me këtë rast, një punë e dobishme nga shqiptarët që e duan lirinë, kombin dhe shtetin e tyre, duhet të jetë kujdesi permanent edhe nga bandat kriminale vendëse, të cilat në mënyrë të hapur ose të sofistikuar janë në anën e kundër të historisë, janë me armikun e shqiptarëve dhe të qytetërimit evropian. Këto banda të kuqe rusomanë në media dhe rrjetet sociale, si gjithmonë mundohet të ngre krye edhe në këto rrethana, për ta njollosur dhe kompromentuar kombin shqiptar para botës dhe para historisë.

Të fundit

më të lexuarat