Forcat pro-serbe fituese në shumicën e komunave

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve vendore të së dielës, në 14 komuna në Mal të Zi forcat politike pro-serbe dhe pro-ruse janë fituese në 10 syresh, duke lënë prapa Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit malazez Millo Gjukanoviq. Zgjedhjet e së dielës shihen si një sprovë për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe orientimin politik të vendit të vogël ballkanik që është anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Ali Salaj

Partitë politike që e nxorën nga qeveria partinë e presidentit Gjukanoviq në zgjedhjet e përgjithshme të muajit gusht të vitit 2020, do të formojnë pushtetin komunal në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi dhe në qytetet Plevla, Kolashin, Danillovgrad, Zhablak, Zetë, Budvë, Tivat, Pluzhinë dhe Shavnik.

Analisti politik Milosh Beshiq, vlerësoi se në këto zgjedhje Partia Demokratike e Socialistëve humbi mbështetjen e rreth pesë përqind të elektoratit dhe tha se kjo nuk është rënie radikale, por sistematike.
“Erozioni i kësaj partie është shumë i qartë. Është e dukshme se Partia Demokratike e Socialistëve nuk e kuptoi mesazhin e votuesve në vitin 2020 kur humbi pushtetin. Ndarjet dhe retorika e ashpërsuar për çështjet e identitetit nuk sjellin fitore. Nëse vazhdojnë me këtë strategji të komunikimit politik, erozioni i kësaj partie do të vazhdojë”, tha analisti Beshiq


Partia e presidentit Gjukanoviq pritet të mbajë pushtetin në Tivar, Bijello Polje, Rozhajë dhe Plavë.
Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) edhe pse partia pro-evropiane e presidentit Gjukanoviq fitoi më së shumti mandate në disa qytete, për shkak të mungesës së koalicioneve paszgjedhore, pushtetet vendore do të formohen nga kundërshtarët e tij politikë.
Në garën për Kuvendin e Podgoricës, i cili numëron 58 vende, Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 24 mandate, Lëvizja e sapothemeluar “Evropa tani” 13 sosh, Fronti Demokratik 11, Demokratët 6 dhe Lëvizja Qytetare URA me Alternativën Shqiptare fitoi 4 mandate.
Rezultatet e zgjedhjeve u festuan në rrugët e Podgoricës me fishekzjarre dhe me ikonografi e këngë nacionaliste serbe.

Lëvizja e themeluar së voni, “Evropa tani”, drejtuesit e së cilës janë Jakov Millatoviq dhe Millojko Spajiq, dy ish ministra të qeverisë së rrëzuar të ish kryeministrit Zdravko Krivokapiq, fitoi një përqindje të dukshme votash, përfshirë edhe Podgoricën. Të dy janë bashkautorë të programit ekonomik të qeverisë së kaluar, në bazë të të cilit janë rritur pagat dhe pensionet e qytetarëve, por vlerësohen si lëvizje e ndikuar nga Kisha Ortodokse Serbe


Analisti politik Milosh Beshiq, vlerësoi se në këto zgjedhje Partia Demokratike e Socialistëve humbi mbështetjen e rreth pesë për ind të elektoratit dhe tha se kjo nuk është rënie radikale, por sistematike.
“Erozioni i kësaj partie është shumë i qartë. Është e dukshme se Partia Demokratike e Socialistëve nuk e kuptoi mesazhin e votuesve në vitin 2020 kur humbi pushtetin. Ndarjet dhe retorika e ashpërsuar për çështjet e identitetit nuk sjellin fitore. Nëse vazhdojnë me këtë strategji të komunikimit politik, erozioni i kësaj partie do të vazhdojë”, tha analisti Beshiq.

Këto zgjedhje u vlerësuan si shumë të rëndësishme pasi gara u zhvillua mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë ishin partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual Millo Gjukanoviq, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi, dhe në anën tjetër ishin partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus


Lëvizja e themeluar së voni, “Evropa tani”, drejtuesit e së cilës janë Jakov Millatoviq dhe Millojko Spajiq, dy ish ministra të qeverisë së rrëzuar të ish kryeministrit Zdravko Krivokapiq, fitoi një përqindje të dukshme votash, përfshirë edhe Podgoricën. Të dy janë bashkautorë të programit ekonomik të qeverisë së kaluar, në bazë të të cilit janë rritur pagat dhe pensionet e qytetarëve, por vlerësohen si lëvizje e ndikuar nga Kisha Ortodokse Serbe.
Këto zgjedhje u vlerësuan si shumë të rëndësishme pasi gara u zhvillua mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë ishin partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual Millo Gjukanoviq, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi, dhe në anën tjetër ishin partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.
Zgjedhjet u mbajtën në kulmin e krizës politike në vend, pasi qeveria në largim e kryeministrit Dritan Abazoviq humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formojë një qeveri të re. Zgjedhjet e së dielës vlerësohen po ashtu si një test për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi.

Të fundit

më të lexuarat