Fitorja, fryt i bashkimit dhe i luftës për ruajtjen e identitetit kombëtar

Zgjedhjet e 3 marsit treguan se shqiptarët në Mal të Zi janë të interesuar për të ruajtur identitetin kombëtar edhe pse janë duke u ballafaquar me probleme të shumta social-ekonomike e sidomos me problemin e shpërnguljeve apo migrimit të popullsisë. Kjo fitore ishte si ilaç në këto plagë të hapura

Fiqret Mujeziqi

Zgjedhjet në komunën e Tuzit duhet shikuar si vlerë e një shoqërie të avancuar, duke u shfaqur si një reprezentues i kulturës dhe i vlerave nacionale dhe universale kulturore dhe njëherit si një mjet për të arritur stabilitetin në aspektin politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
Zgjedhjet e 3 marsit treguan se shqiptarët në Mal të Zi janë të interesuar për të ruajtur identitetin kombëtar edhe pse janë duke u ballafaquar me probleme të shumta social-ekonomike e sidomos me problemin e shpërnguljeve apo migrimit të popullsisë. Kjo fitore ishte si ilaç në këto plagë të hapura.
Por çfarë mund të mësojmë nga këto zgjedhje?
Së pari, fitorja është fryt i bashkimit dhe i mobilizimit të të gjithë spektrit politik shqiptar në Mal të Zi dhe diasporë. Ruajtja e identitetit kombëtar është detyrë, por edhe vlerë e shoqërive moderne. Të ashtuquajturat “partitë qytetare” nuk munden dhe nuk kanë fuqi që të përfaqësojnë të gjithë qytetarët dhe nevojat e tyre për zhvillim dhe emancipim, sidomos të komunitetit shqiptar. Përkundrazi, nga këta përfaqësues kemi një ndrydhje të ndjenjave kombëtare me pretekstin se mos po e teprojmë, mos po na marrin për të madhe etj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “855” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat