Djepat dhe shenjtëritë e rreme serbe

Në Ballkan këtë imazh e ka Serbia, e cila edhe pas gjenocidesh e krimesh të bëra gjatë luftrave të fundit, vazhdon të udhëhiqet prej despotësh që mendjen e kanë te gllabërimi i dhunshëm të tokave dhe të simboleve të huaja, tkurrja dhe zhbërja e fqinjve, sepse për logjikën e tyre: aty ku ka qoftë edhe një varr serbi a një faltore ortodokse është Serbi!?

Qani Osmani

Ashtu siç nuk ekziston mal pa ujq e grurë pa egjër, nuk ekzistojnë as shtete e popuj tërësisht të mirë apo tërësisht të këqinj. Megjithatë, politikat hegjemoniste e kriminogjene të disa shteteve e kanë prishur baraspeshën ndërmjet të mirës dhe të keqes, ndaj me faj të vetin, konsiderohen nga të tjerët si të dëmshëm, të rrezikshëm, dhe të pabesë…
Në Ballkan këtë imazh e ka Serbia, e cila edhe pas gjenocidesh e krimesh të bëra gjatë luftrave të fundit, vazhdon të udhëhiqet prej despotësh që mendjen e kanë te gllabërimi i dhunshëm të tokave dhe të simboleve të huaja, tkurrja dhe zhbërja e fqinjve, sepse për logjikën e tyre: aty ku ka qoftë edhe një varr serbi a një faltore ortodokse është Serbi!?
Imazhin në fjalë janë përpjekur prej kohësh ta meremetojnë disa intelektual liberalë serbë, por ndikimi i antipodëve të tyre është shumë më i madh në popull, sepse mbështetet në frikën nga pushteti dhe rrenat e stërpërsëritura të parësisë dhe megafonëve të saj.

Ndër dëshmitë më të mëdha për rrenën që gjallon brenda qenies së pinjollëve të Qosiqit janë gjithsesi profkat mbi djepat dhe shenjtëritë e rreme serbe. Më i njohur është miti serb mbi Kosovën si djep i Serbisë, sado që, në çdo fjalor, fjala djep nënkupton vendin e parë në të cilin ka zënë fill jeta e një populli, gjë që nuk shkon fare në favor të serbëve, dyndja e të cilëve në siujdhesën ballkanike nisi në shekujt VI dhe VII. Dëshmi plotësuese për rrenat janë djepat tjerë të serbëve, si puna e Rashkës apo territoreve tjera me enklava serbe, si Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut

Viteve të fundit, përveç tjerash, Serbia ka intensifikuar edhe propagandën për të dëshmuar se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu paska qenë serb. Për ta mbështetur mashtrimin e tyre, pseudohistorianët serbë kanë botuar vitin e kaluar katër vepra voluminoze, të cilat janë duke i përkthyer edhe në gjuhët e mëdha të botës. Ata shkojnë aq larg sa përgatiten për të kërkuar zyrtarisht nga muzeu i Vjenës që t’ia dorëzojë Serbisë përkrenaren dhe shpatën e heroit kombëtar të shqiptarëve të fjetur.
Në shikim të parë kjo duket qesharake, por duke pasur parasysh shpirtin mercenar të klasës politike shqiptare, që viteve të fundit u dhuron fqinjve grabitqarë territore etnike, pa denjuar të përmendë barbaritë e bëra ndaj nesh dhe tokat e pushtuara prej të njejtëve gjatë dy shekujve të fundit, nuk do të ishte befasi as dhurimi i simboleve të rëndësishme të Shqiptarisë.
Ja çfarë shkroi për gënjeshtrat serbe shkrimtari, akademiku, kryetari i Jugosllavisë pas shkatërimit të saj të tërsishëm më 1992, njëri prej baballarëve dhe promotorëve më të mëdhenj të kauzës nacionaliste serbe – Dobrica Qosiq: “Ne gënjejmë për ta mashtruar veten, gënjejmë nga mëshira, nga turpi, nga krenaria, gënjejmë që ta fshehim mjerimin tonë, gënjejmë edhe nga “ndershmëria”!? Gënjejmë shkaku i lirisë që kemi. Ne jemi mjeshtër të gënjeshtrës. Gënjeshtra për ne është lloj i patritizmit serb, është dëshmi e inteligjencës sonë të lindur për të gënjyer! Ne gënjejmë në mënyrë imagjinative e krijuese, sepse gënjeshtra është interes shtetëror serb, sepse gënjeshtra është në vetëqenien (gjenin) serb, sepse në Serbi çdo gënjeshtër bëhet e vërtetë, sepse serbët disa herë në histori i ka shpëtuar gënjeshtra…”
Ndër dëshmitë më të mëdha për rrenën që gjallon brenda qenies së pinjollëve të Qosiqit janë gjithsesi profkat mbi djepat dhe shenjtëritë e rremë serbë. Më i njohur është miti serb mbi Kosovën si djep i Serbisë, sado që, në çdo fjalor, fjala djep nënkupton vendin e parë në të cilin ka zënë fill jeta e një populli, gjë që nuk shkon fare në favor të serbëve, dyndja e të cilëve në siujdhesën ballkanike nisi në shekujt VI dhe VII. Dëshmi plotësuese për rrenat janë djepat tjerë të serbëve, si puna e Rashkës apo territoreve tjera me enklava serbe, si Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.
Është interesante se kufijtë e djepave të rremë serbë janë shënuar e shënohen me shënjtërit e rremë serbë. Në të tilla janë katandisur sot faltoret e krishtera të Dardanisë, janë shndërruar në xhepa të rrezikshëm, në ish-territore mijëra hektarëshe, në troje e vende pelegrinazhi ku vërdallisen si në oborret e tyre propaganduesit neoçetnikë të pogromeve të reja serbe, po ku nuk kanë asnjë qasje organet shtetërore të Republikës së Kosovës. Mjerisht, fajet për këtë janë edhe të shqiptarëve që u treguan të paaftë për t’i dalë zot në kohën e duhur trashëgimisë së tyre shpirtërore e materiale. Ndër objektet e këtilla të tjetërsuara pakthyeshëm, që duhej të ishin dëshmi e lashtësisë sonë në trojet e të parëve, përveç kishave ortodokse shqiptare, janë dhe qindra kisha katolike të kthyera me gënjeshta në tempuj të shenjtë, në toka biblike, në shenjtore serbe.
Më paradoksale në gjithë këtë punë është e dhëna se serbët kanë arritur ta gënjejnë edhe botën me dokrrat mbi djepat dhe shenjtëritë, pa të cilat nuk mundkan të ekzistojnë. Për çudi askush nuk i pyet si është e mundur që aq shumë shenjtore serbe të gjenden sot në territoret autoktone shqiptare? Në cilën betejë ekspansioniste shqiptarët arritën të aneksojnë ndonjë Mollë të Kuqe serbe? Si është e mundur që shenjtoret më të rëndësishme serbe të na qenkan larg shumadive, larg fushave pjellore të banateve, larg gjithë qyteteve dhe vendbanimeve më të mëdha e më të zhvilluara të Serbisë? Them për çudi, sepse serbët janë ndër popujt e rrallë në botë (në mos të vetmit), që fyejnë e shajnë në mënyrën më bizare shenjtëritë në emër të të cilëve zgjerojnë shtetin e tyre. Ata shajnë Zotin, Diellin dhe Bukën. Vetëm nga gojët e tyre mund të dëgjosh sharjet: Jebem ti Boga! Jebem ti Sunce! Jebem ti Lebac! A nuk mjafton kjo për ta kuptuar fuqinë e gënjeshtrës dhe botën idiote që manipulohet me shenjtëri të rreme?

Të fundit

më të lexuarat