
Diaspora – koloni në mërgim e vendit. Fuqia e saj është pjesë e fuqisë së vendit ku bën pjesë. Të parët që krijuan diasporën e tyre ishin hebrenjët e Babilonisë dhe Egjiptit, të cilët u kthyen në tokën e premtuar dhe hodhën themelet e shtetit të tyre.
Diaspora shqiptare në botë luajti rol kyç në krijimin e shtetit të parë shqiptar, edhe pse idea e shtetit të pavarur mes vendasve u konkretizua e fundit në Ballkan. Aq të përgjumur ishin shqiptarët në atdhe sa ende jetonin me ëndrrën e perandorisë osmane; makthi vazhdon herë pas here.
Zgjedhjet po afrojnë, partitë caktojnë kandidatët e tyre. Askush nuk flet për Diasporën e jo pastaj për të votuar dhe patur kandidatët e saj. Për 75 vjet, Shqipëria është treguar armiqësore, mohuese, përçarëse, përçmuese, plangprishëse ndaj Diasporës për të cilën me mburrje thotë se e ka shtënë në dorë. Gjithnjë mendon se sa më i vogël të jetë vendi, sa më pak njerëz të ketë, aq më lehtë është për ta kontrolluar e qeverisur – si një biznes a sipërmarrje që refuzon të rritet e të begatojë. Narcisizëm pa kufij udhëheqësish të mbyllur, pa asnjë ndjenjë kombtarizmi, me parti që veprojnë si banda gangsterësh, po shkatërron veten, gjithë popullin dhe vendin
Në shenjë mirënjohje, Diaspora ka pasur vendet e saj në çdo Kuvend, edhe Kryeministër, me përjashtim të Kuvendit Popullor komunist socialist që filloi punimet më 1946 dhe vazhdon me sesione edhe sot. Është meritë e Perëndimit që Shqipëria nuk ka burgje politike dhe gëzon liri humanitare. Por të mos harrohet se kjo është meritë edhe e diasporës në Perëndimin ku ajo bën pjesë. Dhe kaq. Sepse vendi u hap përjashtë, por kurrë nuk doli nga izolimi përbrenda dhe vazhdon të vërtitet në një vorbull që s’ka fund; hijet dhe gjurmët e diktaturës sundojnë.
Në shenjë mirënjohje, Diaspora ka pasur vendet e saj në çdo Kuvend, edhe Kryeministër, me përjashtim të Kuvendit Popullor komunist socialist që filloi punimet më 1946 dhe vazhdon me sesione edhe sot. Është meritë e Perëndimit që Shqipëria nuk ka burgje politike dhe gëzon liri humanitare. Por të mos harrohet se kjo është meritë edhe e diasporës në Perëndimin ku ajo bën pjesë. Dhe kaq. Sepse vendi u hap përjashtë, por kurrë nuk doli nga izolimi përbrenda dhe vazhdon të vërtitet në një vorbull që s’ka fund; hijet dhe gjurmët e diktaturës sundojnë
Zgjedhjet po afrojnë, partitë caktojnë kandidatët e tyre. Askush nuk flet për Diasporën e jo pastaj për të votuar dhe patur kandidatët e saj. Për 75 vjet, Shqipëria është treguar armiqësore, mohuese, përçarëse, përçmuese, plangprishëse ndaj Diasporës për të cilën me mburrje thotë se e ka shtënë në dorë. Gjithnjë mendon se sa më i vogël të jetë vendi, sa më pak njerëz të ketë, aq më lehtë është për ta kontrolluar e qeverisur – si një biznes a sipërmarrje që refuzon të rritet e të begatojë. Narcisizëm pa kufij udhëheqësish të mbyllur, pa asnjë ndjenjë kombtarizmi, me parti që veprojnë si banda gangsterësh, po shkatërron veten, gjithë popullin dhe vendin.