Dekorimet ideologjike në shqipëri ende të pa shfuqizuara

Në vendet e ish-kampit socialist, dukuria e dekorimit ishte bërë pjesë e politikës shtetërore, duke vlerësuar punën dhe të arriturat në veprimtaritë e ndryshme, ku përveç individëve vendas janë dekoruar edhe shtetas të huaj. Fjala është për dekorimin e individëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në LDB, e të cilët sipas tyre kanë merita të mëdha në fitoren e ideologjisë komuniste. Në këtë aspekt nuk bën përjashtim as Shqipëria që dëshmohet me vendimin nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar më 5 shtator 1945, ku Janë dekoruar individë nga Jugosllavia, ku një numër i tyre janë dëshmuar si antishqiptarë, por është për t’u çuditur se një vendim i tillë nuk është shfuqizuar më pas e sidomos nga miratimi i pluralizmit (1990), që është turp për udhëheqësit e Shqipërisë, që nuk mund të arsyetohet më asgjë!

Nail Draga

Në saje të vendimit të kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar nr.117, më datë 5 shtator 1945 janë dekoruar një numër i konsideruar individësh nga ish-Jugosllavia të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktivë në Luftën e Dytë Botërore, dhe pas saj. Ishte ky një vendim në frymën e bashkëpunimit ideologjik në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë në kohën kur në Beograd për Shqipërinë ishte përgatitur kabineti si Republika e shtatë e Federatës Jugosllave. Kemi të bëjmë me kohën e krimeve dhe të masakrave të serbëve në Kosovë e gjetiu kundër shqiptarëve (Masakra e Tivarit), ku kanë marrë pjesë edhe individë të cilët u dekoruan nga pala shqiptare! Ndonëse marrëdhëniet në mes Shqipërisë e Jugosllavisë u prishën në vitin 1948, dekoratat mbetën të pashfuqizuara nga Kuvendi i Shqipërisë, sikurse edhe për Enver Hoxhën i cili ka mbajtur dekoratën ”Hero i popullit të Jugosllavisë”.

Propozime për personalitete të huaja
Në vendimin për dhënien e dekoratave për personalitete të huaja, shkruhej se në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike dhe komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare, Enver Hoxha, duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate, gjatë LNÇ-së të popullit tonë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shpërblyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar, kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar vendosi: Të dekorohen me dekoratat, personat që përmenden në listën që vijon:

  1. Gjeneral Ivan Milutinoviq, me Urdhrin “Hero Kombëtar”;
  2. Ivo Lola Ribar, me Urdhrin “Hero Kombëtar”;
  3. Ramiz Sadiku, me Urdhrin ”Hero Kombëtar”;
  4. Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit”;
  5. Eduard Kardel, me Urdhrin e “Flamurit”;
  6. Bllazho Jovanoviq, me Urdhrin e “Flamurit”;
  7. Radovan Zogoviq, me Urdhrin e “Flamurit”;
  8. Dëshmori Miladin Popoviq, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”;
  9. Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”;
  10. Gjeneral – Lejtnant Arso Jovanoviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.;
  11. Aleksandër Rankoviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.;
  12. Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
  13. Gjeneral – Lejtnant Peko Dapçeviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
  14. Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
  15. “T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
    16.Kolonel Velimir Stoiniq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
  16. Kolonel – Lejtnant C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
    18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
    19.Kapiten Tomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I;
  17. Gjeneral – Major Svetozar Vukmanoviq, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit”;
    21.Gjeneral Velimir Terziq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  18. Kolonel Vojo Todoroviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit”;
  19. Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit”;
  20. Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  21. Obrad Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  22. Nënkolonel Mijat Vuletiq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  23. Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  24. H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  25. G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  26. Ë. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”,kl. II;
  27. J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  28. M. J. Tornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  29. V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  30. E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  31. Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  32. Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  33. Xhon O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II;
  34. Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
  35. Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
  36. Kapiten Niazi Dizdareviq, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
  37. Toger Nik Cuki, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
  38. Kaporal Xhorxh Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III;
  39. Kapiten G. S. Dufi, me urdhrin e “Trimërisë”;
  40. Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimërisë”;
  41. Hajdar Dushi, me urdhrin e “Trimërisë”;
  42. Emin Duraku, me urdhrin e “Trimërisë”;
  43. Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimërisë”;
  44. Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimërisë”;
  45. Miçel Popoviq, me urdhrin e “Trimërisë”;
  46. Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit”;
  47. Elhami Nimani, me Medaljen e “Kujtimit”;
  48. Xhavid Nimani, me Medaljen e “Kujtimit”;
  49. Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit”;
  50. Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”;
  51. Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    Për kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar
    Sekretari: Koço Tashko d.v.

(vijon)

Të fundit

më të lexuarat