Do të kisha dashur t’ju uroja që ky vit të ketë më pak padrejtësi, më pak varfëri, më pak shtypje, diskriminim e izolim. Pse jo, të kishim përparim e zhvillim, solidaritet e drejtësi, barazi e demokraci njësoj si vendet e zhvilluara të cilat i marrim për shembull. Mirëpo, edhe ju ashtu si unë, e dini se krejt këto nuk arrihen me urata, por me punë të pandalshme dhe të lodhshme

Të dashur miq !
Kam vështirësi dhe dilema që ta gjej mënyrën e duhur për ta nisur urimin për këtë Vit të Ri. A duhet nisur me “Gëzuar” apo me “Urime”…, teksa i drejtohesh një audience më të gjerë, anonime, me të cilën një kohë të gjatë ke ndarë mendime dhe opinione lidhur me çështje reale dhe të prekshme të jetës shoqërore dhe politike, bëhet akoma më e vështirë.
Duke përdorur fjalën “Gëzuar” uron që gëzimi që ke ndarë vitin e shkuar me shkrimet e tua të vazhdojë më tutje edhe në 2019. Por realiteti është se gëzimi nuk ka qenë pjesë e jetës sonë shoqërore në 2018 që sapo mbaroi, as edhe e shkrimeve të mia. Një vit i vështirë, kontravers, me dilema të shumta, me paqartësi akoma më të mëdha.
Por a mund të them “Urime” duke pasur parasysh realitetin? As kjo nuk mund të jetë fjalë e cila do të përfshinte atë që dëshiroj të na presë në vitin që sapo ka nisur. Të thuash “urime” nënkupton që problemet dhe paqartësitë e 2018 i kemi tejkaluar, që uroj për punën e mirë që e kemi mbaruar si shoqëri, që kemi tejkaluar dilemat dhe paqartësitë dhe që këtë Vit të Ri e nisim të pastër dhe me fuqi të rinovuar. Gjë që nuk e kemi bërë, sepse 2019 e nisim me problemet e vjetra.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “847” të revistës Koha Javore
